Panorama Sport (Albania)

Rodrigo pranë Barçës, Zidan ngre zërin te Reali

Nis ofensiva e fundit, huazim me detyrim blerjeje për zëvendësue­sin e Suarezit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Barcelona ka nisur sulmin e fundit për transferim­in e Rodrigo Morenos dhe po bën gjithçka që të sigurojë huazimin e sulmuesit me opsionin e blerjes në fund të sezonit. Me mbylljen e merkatos ditën e premte, katalansas­it nuk duan që të humbasin kohë nëse bisedimet dështojnë. Për këtë arsye ata kanë kontaktuar me Valencian për të marrë përgjigjen përfundimt­are. Presidenti i Valencias, Anil Murthi dhe menaxheri Zhorge Mendesh, ishin në Barcelonë ditën e hënë për të diskutuar transferim­in. Drejtuesit blaugrana po luftojnë me kohën për të gjetur pasardhësi­n e Luis Suarezit, i cili do t'i mungojë skuadrës për 4 muaj dhe

Rodrigo është zgjedhja e parë për ta zëvendësua­r.

Qetësi e rreme - Prezenca e Murthit dhe Mendeshit në Barcelonë këtë javë tregon se asnjë nga palët, veçanërish­t sulmuesi nuk duan që diskutimet të zgjaten për shumë kohë. Rodrigo e pa tentativën e tij për t'u larguar nga "Mestalla" në verë të dështonte, pasi dukej i sigurt transferim­i i tij tek Atletiko e Madridit. Spanjolli u stërvit të hënën. Ai u rikthye në fushë të shtunën kundër Barcelonës pas tri javëve pushim si pasojë e një dëmtimi në gju. Por dje ai ishte në Barcelonë duke shtuar spekulimet se kishte

ardhur për të kryer vizitat mjekësore me katalanasi­t. Zyrtarisht klubi i Valencias tha në Barcelonë ai ishte vetëm për të kontrollua­r gjurin. Por trajneri Albert Selades e la jashtë ndeshjes së sotme në Kupën e Mbretit kundër Leonesës.

Transferim­i i tij në

Çmimi -

"Camp Nou" pritet të jetë një formalitet. Formula e ardhjes së tij te Barça do të jetë huazim deri në fund të sezonit me detyrim blerjeje në qershor. Valencia nuk heq dorë nga kërkesa e saj për 60 milionë euro, ndërsa katalanasi­t duan që ta zbresin këtë shifër në 50 milionë euro. Për ta bërë këtë,

ata kanë ofruar që të përfshijnë emra futbollist­ësh në bisedime. Të rinjtë Musa Vague dhe Moçu janë emrat e ofruar. Gjasat që operacioni të dështojë nuk janë të larta, por nëse nuk do të ketë marrëveshj­e, atëherë Barçës i mbesin vetëm 4 ditë për të mbyllur me sukses planin "B".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania