Panorama Sport (Albania)

Gafat me bilbil, dënohen katër arbitra

Mbledhja në FSHF/ Pezullim pa afat për Allën dhe Bastarin, e pësojnë edhe Jorgji e Kola

- OLSI TUJANI

Dita e gjykimit. Arbitrat shqiptarë janë vënë përpara përgjegjës­isë shpesh gjatë kësaj gare, por me çfarë ka ndodhur në dy javët e fundit (mesjavë dhe fundjavë) janë bërë vërtet për t'u gjykuar.

Dje, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka zhvilluar një takim me të gjithë arbitrat e Kategorisë Superiore dhe asistentët...

Dita e gjykimit. Ar bitrat shqiptarë janë vënë përpara përgjegjës­isë shpesh gjatë kësaj gare, por me çfarë ka ndodhur në dy javët e fundit (mesjavë dhe fundjavë) janë bërë vërtet për t'u gjykuar. Dje, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka zhvilluar një takim me të gjithë arbitrat e Kategorisë Superiore dhe asistentët me stemën e FIFA-s, në kuadër të gabimeve drastike të ndodhura në javën e 18-të dhe 19-të. "Panorama Sport" ka mësuar ekskluzivi­sht se ata që pritet ta pësojnë më së shumti janë Laver Alla dhe Erjon Bastari. Ndërkohë, që pritet të ketë pezullime edhe për kryesorin tjetër me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji si dhe arbitrin Klajdi Kola.

VENDIMET DRASTIKE

Nga mbledhja me dyer të mbyllura në ambientet e FSHF-së, gazeta mëson se Laver Alla dhe Erjon Bastari pritet që të pezullohen gjatë. Me gjasë, nga çfarë mësohet nga burime pranë FSHF-së, dyshja e kryesorëve mund të mos arbitrojë më në Kategorinë Superiore deri në fund të këtij edicioni. Kryesori nga Kolegjiumi i Lushnjës e pëson për shkak të penalltisë së paakorduar në ndeshjen

Teuta-Bylis, ku mungon për miqtë ballshiotë dhe të tjera raste të konsiderua­ra të gabuara. Ndërkohë, për Bastarin, masa e pezullimit do të jetë për shkak të gabimeve në ndeshjen Luftëtari-Kukësi, ku flagrante janë mohimi i golit dhe i një penalltie për vendësit.

PEZULLIMET KLASIKE

Javë pas jave, gabimet arbitrare janë pezulluar dy deri në 4 javë. Arbitrat, kryesorë apo asistentë, janë lënë pushim për gabime të ndryshme. Kësisoj të tillë pezullim pritet të ketë edhe për kryesorin me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji për shkak të golit të Elton Kalesë në ndeshjen Tirana-Bylis, 2-1, për prekje të topit me dorë nga sulmuesi. Gjithashtu, pezullim pritet të ketë edhe kryesori i ndeshjes Tirana-Luftëtari, Klajdi Kola, për penalltinë në favor të Ngosë dhe bardhebluv­e. Për të dy gjyqtarët, pezullimi mund të jetë 2 deri në 3 javë. Gjithçka është në dorë të komisionev­e të vlerësimit të arbitrave, të cilët nuk publikojnë pezullimet e gjyqtarëve.

SEKRETARI I PËRGJITHSH­ËM

Ilir Shulku ka qenë i pranishëm dje në mbledhjen e arbitrave të Superiores, bashkë me asistentët me stemë. Sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së ka bërë thirrje që gjyqtarët të rifuten në ritmin e garës dhe të mos jenë protagonis­të. "Zgjohuni! Duhet përqendrim maksimal për të shmangur gabimet drastike. Faza e parë nuk ka pasur kaq shumë, por tani nuk ka nisur aspak mirë ky vit. Në momentin që secili bën detyrën drejt në fushë, nuk ka pse të ketë presion. Madje, as ky takim nuk është për presion, por vetëm për t'ju thënë që kampionati është futur në një fazë të vështirë dhe duhet shumë përqendrim", mësohet të jetë shprehur ndër të tjera Shulku përpara gjyqtarëve në një takim prej rreth 55 minutash me start nga ora 10:00 e paradites, ndërkohë që më tej arbitrat kanë bërë analizën e dy javëve të fundit për edhe rreth një orë më shumë. Ndër të tjera, arbitrat kanë kritikuar edhe caktimin e grupeve të gjykimit, se është prishur harmonia e brendshme e tresheve të zakonshme.

FSHF

Institucio­ni i futbollit ka bërë një reagim në lidhje me mbledhjen e djeshme. "Mbledhje e zakonshme në FSHF me arbitrat dhe asistentët. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm sekretari i përgjithsh­ëm Ilir Shulku dhe presidenti i Shoqatës së Arbitrave Tahir Kastrati dhe Sektori i Arbitrimit. Federata e Futbollit thirri sot (dje) mbledhjen e radhës me arbitrat dhe asistentët e angazhuar në Kategorinë Superiore. Në mbledhje janë diskutuar çështje të arbitrimit të ndeshjeve të kampionati­t kombëtar dhe nevoja për një përqendrim maksimal të të gjitha hallkave dhe një punë më të madhe për mirëadmini­strimin e tyre", ka shkruar ndër të tjera FSHF në faqen zyrtare.

 ??  ??
 ??  ?? Erjon Bastari, kryesori që mohoi gol dhe një penallti të Luftëtarit ndaj Kukësit
Erjon Bastari, kryesori që mohoi gol dhe një penallti të Luftëtarit ndaj Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania