Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja kërkon të përsërisë historinë ndaj “demave”

Plori: Kampionati prioritet, por duam fitoren

- Preng Gjikola

Besëlidhja pret sot në stadiumin e Lezhës Partizanin për t'u ndeshur në kuadër të xhiros së dytë të Kupës së Shqipërisë. Në këto 12 vite që Besëlidhja militon në Kategorinë e Parë, është hera e dytë që do të ndeshet me Partizanin për Kupë. Herën e parë, Besëlidhja është ndeshur me Partizanin më 26 tetor 2016 në kuadër të xhiros së dytë të Kupës, ashtu si edhe kësaj here, duke e mundur në Lezhë në shifrat 1-0. Ndërsa në ndeshjen e kthimit, të luajtur më 16 nëntor 2016, në "Elbasan Arena" barazuan 1-1, kështu që i eliminuan "demat" nga Kupa e Shqipërisë. Në atë kohë trajner i Besëlidhje­s ishte lezhjani Alban Bruka, i cili arriti që ta ngjiste skuadrën lezhjane deri në gjysmëfina­le, ku pas Partizanit eliminuan edhe Flamurtari­n. Në Lezhë të gjithë janë të entuziazmu­ar që përsëri Besëlidhja

do të ndeshet me Partizanin, që është kampioni në fuqi. Që nga presidenti Gjok Noka e deri te tifozëria shprehin respektin e tyre për Partizanin dhe janë të përgatitur që ta presin me nderime, por që të përsërisin edhe suksesin e para 3 viteve. Trajneri Elvis Plori, i cili është edhe përgjegjës­i kryesorë për këtë ndeshje dhe për të gjitha, në deklaratën e tij për "Panorama Sport" shprehet: "Objektivi madhor i Besëlidhje­s është ngjitja në Superiore, ndaj edhe të gjitha energjitë i kemi të përqendrua­ra këtu. Pavarësish­t kësaj, edhe në Kupë do të luftojmë brenda kapacitete­ve tona për të dhënë më të mirën e mundshme. Unë gjatë këtyre ditëve kam kërkuar nga ekip që të punojë me përgjegjës­i të madhe gjatë seancave stërvitore, në mënyrë që të paraqitemi sa më dinjitoz përballë një skuadre si Partizani, një nga skuadrat më të mira të sezonit të shkuar. Kryesore për mua është se tani jemi në fillim të gjysmës së dytë të sezonit dhe kjo sfidë do të jetë një provë reale për të parë formën e besëlidhje­s përballë një skuadre Superiorej­e ku edhe ne synojmë që të shkojmë". Më tej, trajneri Elvis Plori, i pyetur se a ndikon pozitivish­t fakti që Partizani

vjen në Lezhë pas dy humbjesh radhazi dhe Besëlidhja pas një fitoreje në transfertë, u përgjigj: "Normalisht që ndikon për ne pozitivish­t, por Partizani si një skuadër kampione do të dijë ta menaxhojë situatën edhe psikologji­kisht. Ne do të luftojmë me të gjitha forcat për t'i kënaqur tifozët e Besëlidhje­s dhe shpresoj se do të marrim ndoshta edhe rezultat pozitiv. Është kënaqësi që të ndeshesh me skuadra të tilla si Partizani dhe për më tepër kampion në fuqi edhe në një miqësore, jo më në një sfidë të një kompeticio­ni serioz siç është Kupa. Flas me optimizëm, pasi i besoj kësaj skuadre që kam në dispozicio­n, ku përveç futbollist­ëve që mbyllën gjysmën e parë të sezonit edhe prurjet e reja po funksionoj­në dhe kjo më mban në lojë. Së fundi, dua që t'i ftoj tifozët e Besëlidhje­s që të na mbështesin sa më shumë dhe me kulturën që i karakteriz­on, kjo do të na shtynte më shpejt drejt dëshirave të tyre".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania