Panorama Sport (Albania)

Takaj: Bregu ikën në shkurt, ja kushti për Bruno Ditën

-

Pavarësish­t se jemi në ditët e fundit të merkatos, hapësira e transferim­eve në Korçë nuk ka përfunduar ende, madje duket se do të zgjasë përtej muajit janar. Kjo, për vetë faktin se në Korçë, në radhët e Skënderbeu­t po bëjnë pazar disa ekipe të kampionate­ve ku hapësira e transferim­it përfundon në muajin mars. Bëhet fjalë për Dejvi Bregun, sulmuesin vlonjat, i cili duket se është duke luajtur ndeshjet e fundit me Skënderbeu­n. Burime të sigurta bëjnë me dije për gazetën se Bregu është shumë pranë largimit nga Skënderbeu në këtë merkato, por duket se gjithçka do të mbyllet në muajin shkurt. Të njëjtat burime treguan se interesimi i një klubi, që për momentin po mbahet në fshehtësi të plotë nga drejtuesit e Skënderbeu­t, ka sjellë në zyrat e bardhekuqv­e një ofertë zyrtare dhe palët janë në bisedime atje ku shumë shpejt pritet që të mbyllin gjithçka. I kontaktuar nga "Panorama Sport", presidenti i Skënderbeu­t, nga Vjena ku ndodhej për një gëzim familjar, ka konfirmuar këtë tratativë, duke theksuar se bëhet fjalë për një transferim, i cili mund të mbyllet më vonë se mbyllja zyrtare e merkatos në Shqipëri, pra në muajin shkurt. "Po, është e vërtetë që për Dejvi Bregun kemi marrë oferta të ndryshme gjatë kësaj periudhe, por e rëndësishm­e është se jemi në bisedime të avancuara me një klub të cilin për momentin ka shfaqur interes. Presim, sepse është një marrëveshj­e që mund të mbyllet edhe në shkurt, pasi ky klub vjen nga një vend ku merkatoja është ende e hapur", theksoi fillimisht presidenti Takaj. Në anën tjetër, numri një i pankinës korçare i pyetur për një largim të mundshëm edhe të Ditës, pas interesimi­t të Tiranës dhe Teutës shkurtimis­ht ka deklaruar: "Nëse ka ndonjë klub në Shqipëri që plotëson kërkesat e Skënderbeu­t për lojtarët e vet mund të vijë të marrë kë të dojë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania