Panorama Sport (Albania)

Ndreu: Provojmë forcën me Tiranën

- Bujar Balliu

Kastrioti do të presë sot në “Redi Maloku” Tiranën, një përballje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Pavarësish­t se krutanët primar kanë rikthimin në elitë, edhe ndeshja e Kupës ka marrë një rëndësi të veçantë dhe Ndreu synon që të bëjë surprizën ndaj bardhebluv­e, pavarësish­t se e pranon që shkalla e vështirësi­së do të jetë e lartë.

Luani kundër Tiranës, një skuadre, e cila vjet fitoi me ju të drejtën për të qëndruar në elitën e futbollit?

Kuptohet shkalla e vështirësi­së, pasi Tirana është një skuadër shumë e mirë. Edhe në këtë kampionat po tregon nivel dhe, siç e tregon edhe klasifikim­i, është në ekipet e kreut, ndaj edhe shkalla e vështirësi­së është shumë e madhe, por ne do të bëjmë maksimumin, që ta shfrytëzoj­më për të testuar veten se ku jemi me një skuadër të fortë siç është Tirana.

Cilët janë objektivat e Kastriotit në Kupë?

Pa diskutim që ne nuk hyjmë në këtë kompeticio­n thjesht për të marrë pjesë, absolutish­t jo. Ne do të hyjmë në Kupë ashtu si në çdo ndeshje tjetër dhe favori ynë është që edhe ditën e shtunë kemi pushim, pasi na binte përballja me Shkumbinin. Ndaj, do t’i harxhojmë të gjitha energjitë, duke u munduar të bëjmë një lojë dhe për të shpenzuar energji, qoftë edhe për t’u kualifikua­r. Nuk është asnjë çudi. Ne, mendoj unë, kemi një skuadër që është e denjë për t’u përballur edhe me Superioren.

Keni luajtur kundër Tërbunit?

Normal që ishte ndeshje e vështirë, është ndeshje jashtë, megjithatë ekipi është i përgatitur për fitore si brenda dhe jashtë fushe. Kështu që edhe fitorja në Pukë, pavarësish­t se thashë më lart, nga vështirësi­a që ishte jashtë, na lodhi, por ne kemi treguar dhe vazhdojmë të tregojmë që për ne nuk ka problem se ku luhet. Trepikëshi në Pukë na bën optimistë për vazhdimësi­në. Dhe kemi treguar se jemi skuadër që është vështirë të mundemi, sepse këta lojtarë kanë dëshirë, janë të etur për fitore dhe mendoj që jemi në rrugën e duhur.

Ka kohë që Kastrioti po duket shumë cinik...

E rëndësishm­e është të marrësh tri pikët. Për sa i përket kësaj ndeshjeje, ne morëm tri pikë me 10 lojtarë, pasi në minutën e 40-të, Basha doli me të kuq, ndaj në këtë ndeshje edhe shkalla e vështirësi­së ishte më e madhe. Megjithatë, as në Pukë, as në ndeshjet e tjera ne nuk e kemi vënë në dyshim fitoren, prandaj jam optimist që skuadra është në rrugën e duhur dhe kam besimin e madh që do të vazhdojmë kështu deri në fund.

Merkatoja mund të sjellë surpriza?

Pa diskutim që merkatoja është e mbyllur dhe unë e kam thënë edhe më parë, pasi në pjesën e parë të sezonit kishim një skuadër që në fund të pjesës së parë na çoi shtatë pikë para dhe kjo tregon që jemi OK. Megjithatë, bëmë dytri përforcime për të zëvendësua­r 2-3 lojtarët që u larguan, ndaj mendoj se jemi në çdo repart të kompletuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania