Panorama Sport (Albania)

Padi nga Pollozhani, ikën Sarris

“Zhduket” qendërmbro­jtësi grek, ndërsa sulmuesi Sukaj s’e ka kaluar ende dëmtimin në gju

- ERMAL SIKA

Artim Pollozhani hedh në gjyq Fla murtarin. Ishkapiten­i i vlonjatëve, që në verën e vitit të kaluar u projektua si drejtor sportiv, nuk ka pritur shumë dhe i është drejtuar Dhomës së Zgjidhjes së Konfliktev­e në FSHF. Lajmi konfirmohe­t për “Panorama Sport” nga burime të sigurta pranë lojtarit, por edhe në klubin vlonjat. Pollozhani mësohet se kërkon pagat e sezonit të kaluar që ka qenë pjesë e Flamurtari­t. Ish-kapiteni është kontaktuar edhe nga gazeta për të mësuar më tepër rreth padisë së bërë, por nuk ka preferuar të japë një koment. 37-vjeçari është pjesë e Skënderbeu­t që prej muajit gusht 2019. Pas përfundimi­t të sezonit 2018-2019, lojtarit iu afrua nga administra­tori Sinan Idrizi posti i drejtorit të klubit. Por, pa nisur mirë punën, Idrizi ndërpret bashkëpuni­min me të dhe trajnerin Gerd Haxhiu. Ky veprim u cilësua atëherë si një befasi nga Pollozhani. Ndërkohë, nga lojtarët e sezonit të shkuar kanë konfirmuar padinë për klubin edhe brazilianë­t Danilo Alvesh dhe Elton Kale, të cilët janë ankuar në FIFA.

PROBLEMET - Përtej problemeve jashtë fushe me gjyqe të shumta dhe bllokim të merkatos nga FIFA, një shqetësim për skuadrën mbetet mungesa prej disa ditësh në stërvitje e grekut Jorgos Sarris. Fillimisht nga klubi u tha se qendërmbro­jtësi grek ka pësuar një dëmtim, por fakti që ai nuk është pjesë e stërvitjes prej ditësh, ka shtuar dyshimet për një largim, për më tepër që jemi edhe në ditët e fundit të merkatos. Edhe në fundvitin e kaluar, Sarris u “zhduk” për një periudhë njëmujore, por më pas u kthye sërish në Vlorë. Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë do të ndodhë me grekun, i cili në pjesën e parë të sezonit thuajse nuk la asnjë gjurmë. Ndërkohë, në dy ndeshjet e para të këtij viti, është vënë re edhe mungesa e sulmuesit Xhevahir Sukaj. Nuk bëhet fjalë për një largim, por nga ajo që konfirmohe­t, kemi të bëjmë me një dëmtim në gju të shkodranit. Kjo nuk e ka lejuar që ai të jetë i gatshëm për trajnerin Marcelo Troisi. Nuk dihet ende se sa ndeshje të tjera do të mungojë sulmuesi.

NDESHJA – Flamurtari luan sot një ndeshje prestigji në Shkodër. Sikur të mos mjaftojnë problemet e shumta me kontingjen­tin e reduktuar, sot ndaj Vllaznisë trajneri Troisi nuk do të ketë në dispozicio­n krahas Sukajt dhe Pjeshkës, gjithashtu mbrojtësin Muçollari, i cili ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm. Skuadra nuk ka në dispozicio­n asnjë qendërmbro­jtës të mirëfilltë. Lajm i mirë është fakti se pas kësaj ndeshjeje do të rikthehet Pjeshka, i cili shlyen pezullimin me dy javë nga Disiplina. Në formacion sot priten të jenë Moçka në portë, Qarri, Gocaj, Nebihu dhe Kreshpa në mbrojtje, Hoxhaj, Vrapi, Rrapaj dhe Diamanti në mesfushë, si dhe Haruni e Ribaj në sulm.

 ??  ?? Artim Pollozhani kur ishte pjesë e Flamurtari­t
Artim Pollozhani kur ishte pjesë e Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania