Panorama Sport (Albania)

Lushnja mendon surprizën, Gjyla: Provojmë shanset tona

- Alban Alushi

Lushnja do të luajë sot në stadiumin “Roza Haxhiu” në orën 14:00, takimin e parë të turit të dytë të Kupës kundër Kukësit. Në prag të ndeshjes, trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, për gazetën “Panorama Sport” deklaroi se skuadra e tij do t’i provojë të gjitha shanset. “Është një ndeshje zyrtare. Nuk e kemi objektiv Kupën, por do të luajmë futboll. Do të shikojmë lojtarët e ardhur, duke i aktivizuar në këtë takim. Është një ndihmë për ne, që na bëhet, për t’i parë çfarë gjendje kanë dhe për vazhdimësi­në. Megjithatë, nuk do të thotë se nuk e kemi objektiv dhe nuk do ta luajmë. Ne do të luajmë futboll me ata futbollist­ë që do të aktivizojm­ë. Mendojmë se do t’i provojmë të gjithë lojtarët. Kemi thënë që kemi disa futbollist­ë cilësorë në skuadër. T’i provojmë të luajnë”, deklaroi trajneri Gjyla.

Lushnja po kalon një moment shumë të mirë, duke bërë gjithçka gati në perfeksion. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla ka kaluar bindshëm turin e parë të Kupës, duke fituar dy herë ndaj Orikut.

Ndërsa në kampionat ka regjistrua­r tri fitore radhazi dhe kryeson Grupin B me 28 pikë. “Surpriza ndodh, nuk e bëjmë. Unë e thashë që në fillim se ne nuk e kemi objektiv Kupën. Surpriza ndodh, nuk bëhet. Kështu që unë nuk e mendoj dot që sot (dje) do të bëjmë surprizë, apo jo”?! ka mbyllur prononcimi­n për gazetën kreu i pankinës lushnjare.

LËVIZJET – Klubi lushnjar, nëpërmjet sekretarit Edison Koçi ka federuar mesfushori­n qendror Orgest Gava. Mesfushori elbasanas është një përforcim i rëndësishë­m dhe një njohje e vjetër për klubin. “Gava është zyrtarisht lojtari ynë”, konfirmoi Koçi. 30-vjeçari ka luajtur për Lushnjën në sezonin 2017-2018, kur verdhejesh­ilët ishin në Kategorinë Superiore. Sot Gava do të jetë në fushë përballë Kukësit, 24 orë pasi është federuar. Një rikthim pas 18 muajsh në stadiumin “Roza Haxhiu”. Ndërkohë, klubi lushnjar ka dhënë në formë huazimi te skuadra e Shënkollit sulmuesin 22-vjeçar Diego Zhuga.

ASAMBLEJA - Në sallën e Këshillit Bashkiak të Lushnjës është zhvilluar mbledhja e Asamblesë së “KF Lushnja 1930” sh.a. Kryebashki­aku-president Fatos Tushe iu është drejtuar aksionerëv­e me një relacion ku është propozuar rimiratimi i ekspertëve kontabël Eleda Dhima dhe Dhimo Dundo. Gjithashtu u diskutuan edhe çështje të ndryshme, veçanërish­t ajo që ka të bëjë me terrenin stërvitor që po i mungon skuadrës.

 ??  ?? Lushnja duke u stërvitur dje pas portave të stadiumit “Roza Haxhiu”
Lushnja duke u stërvitur dje pas portave të stadiumit “Roza Haxhiu”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania