Panorama Sport (Albania)

Bylisi organizon miqësore para Laçit, debuton me gol... Mercedes

Trajneri Dovedan teston ndaj Albpetroli­t lojtarët e ardhur së fundmi

- Erjon Saliu

Bylisi ka luajtur dje një miqësore në Ballsh ndaj Albpetroli­t, një ndeshje e zhvilluar enkas për lojtarët që nuk u aktivizuan kundër Teutës të dielën. Kjo u vjen në ndihmë futbollist­ëve për të qenë në ritëm dhe të mos kenë probleme pas ngjeshjes së kalendarit. Bëhet fjalë për titullarë si Goxhaj dhe Mëllugja, që ishin të pezulluar për kartonë, por edhe braziliani­n Mercedes dhe të riun Zhongo, që i janë bashkuar Bylisit në merkaton e janarit. Gjithashtu në miqësoren e djeshme kanë luajtur edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë në stol apo dhe ata të cilët janë aktivizuar me minutazh të shkurtuar. Bylisi ka fituar 3-1 dhe kanë spikatur me gola tri afrimet e janarit. Mesfushori Peçi i rikthyer, por edhe mbrojtësi i djathtë, Mercedes dhe sulmuesi i ri, Sallaku, kanë realizuar në portën e Albpetroli­t. Kjo ndeshje është ndjekur me interes nga trajneri Dovedan, pasi kërkon të shikojë në kushte loje formën e futbollist­ëve të afruar

rishtaz në skuadër. Golin për Albpetroli­n e shënoi Kumanaku, ndërsa duhet theksuar se sfida është ndjekur nga qindra tifozë vendës në kompleksin “Bylisi”.

KUPA - Bylisi do të zhvillojë nesër ndeshjen e parë me Laçin në “Adush Muça”, ndërsa të hënën kundër Vllaznisë për kampionat. Ballshiotë­t

e kanë si synim Kupën dhe këtë presidenca e ka deklaruar publikisht. Klubi po sheh mundësinë për të paguar dënimin e mbetur të trajnerit Dovedan, i cili u pezullua me dy ndeshje nga Disiplina dhe ka shlyer vetëm një. Pritet konvertimi me gjobë dhe ai të jetë në stol nesër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania