Panorama Sport (Albania)

Teuta ka festë, sot në fushë për 100-vjetorin

Çyrbja: Fitojmë me Erzenin, një trofe dhuratë për tifozët

- ZAMIR QYPI

Durrësi është i gjithi në ftesë, Teuta mbush sot 100 vjeç. Ishte 29 janari i 1920-ës, kur u themelua klubi i futbollit. Në fillesat e saj njihet si "Klubi Sportiv Urani", e për të kaluar me radhë në "Sport Klub Durrës" apo "Klubi Sportiv Teuta Durrës". Në vitet e komunizmit njiheshin si "KS Ylli i Kuq Durrës", "SK Durrës", "SK Puna Durrës" apo "KS Lokomotiva", derisa morën emrin që mbajnë sot e kësaj dite, në nder të Mbretëresh­ës Teutë. Në këtë ditë kaq të rëndësishm­e dhe jubilare, do t'u duhet që të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar prej Edi Martini do të sfidojë Erzenin në orën 14:00 në "Tofik Jashari". Një ndeshje e lehtë në letër, por që durrsakët e kanë marrë më shumë se seriozisht. Nuk duan assesi ta diskutojnë kualifikim­in, pasi për 100-vjetor mendojnë t'u bëjnë tifozëve një trofe si dhuratë. I këtij mendimi është edhe Arbër Çyrbja, i cili në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" paralajmër­on

fitoren ndaj shijakasve.

Teuta feston 100-vjetorin në Shijak, çfarë vlere merr kjo ndeshje për ditëlindje?

I kemi dhënë rëndësinë e duhur ndeshjes, pasi kjo do të ishte një dhuratë e vogël për tifozët për këtë ditëlindje. Them e vogël, pasi të madhen

Jemi të fokusuar te ky kompeticio­n dhe do të luftojmë për ta fituar. E rëndësishm­e është të kalojmë njëherë Erzenin

dhe me pas do të mendojmë për sfidat e radhës që do të na rezervojë Kupa e Shqipërisë.

Sa moral i dha ekipit fitorja ndaj Bylisit në kampionat?

Ishte një ndeshje që të mbush me besim për mënyrën se si u interpretu­a. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Me lojëra të mira, rezultatet vijnë vetë.

Fundjava ju rezervon një ndeshje të rëndësishm­e, përballë do të keni Tiranën...

Është një përballje rivalesh, ndaj emocioni dhe spektakli do të jenë të garantuara.

Ne nuk do ta nënvlerëso­jmë, madje e konsideroj­më një nga ndeshjet me të vështira të kësaj faze. Është një skuadër që ka ndërruar trajner dhe efektet e dorës së tij janë të dukshme. Të gjithë jemi të vetëdijshë­m për rëndësinë e kësaj përballjej­e.

Tirana vjen me 5 fitore radhazi. Sa do të ndikojë kjo gjë?

Mjafton që ne të jemi në 100% të dielën. Të tregojmë në fushë të njëjtën ego dhe dëshirë si ndaj Bylisit.

Si është atmosfera në skuadër?

Situata në skuadër ka qenë

gjithmonë e mirë, si në humbje ashtu edhe në fitore. Futbolli kështu e ka, ndaj mjafton që të jemi të bashkuar.

Deri ku mund të shkojë Teuta këtë sezon?

Unë mendoj se ne po dhamë 100%, mund të shkojmë shumë larg. Në situata të ndryshme, nuk kemi qenë në maksimum. Por, nëse ruajmë formën aktuale, mund t'i përsëritim rezultatet e dy fazave të para.

Sa i mundshëm është titulli për këtë sezon?

Kampionati është i gjatë. Objektivi ynë është ndeshja e radhës në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania