Panorama Sport (Albania)

Paralajmër­imi i Nicës: Në Shijak nuk do ta keni të lehtë

Erzeni/ Trajneri: Do të luajmë me më të mirët

- Fiqiri Shehu

Erzeni e ka "arkivuar" humbjen në Burrel dhe është përqendrua­r i gjithi te Kupa e Shqipërisë. Pikërisht sot, shijakasit do të presin në shtëpi fqinjët nga Durrësi për të luajtur të parën ndeshje për turin e parë. Është një kompeticio­n që Stavri Nica nuk po e anashkalon, ndonëse e pranon që vëmendja është e gjitha te kampionati. Në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", trajneri paralajmër­oi Teutën. E ka të qartë se kundërshta­ri është një "kockë e fortë", por u kujton se me skuadrën e tij nuk do ta kenë aspak të lehtë. "Erzeni do ta vlerësojë edhe aktiviteti­n e Kupës së Shqipërisë, ndonëse për nga rëndësia është pas kampionati­t. Kemi qëllimet tona në këtë kompeticio­n, ndaj do t'i japim rëndësinë që i takon. E dimë që përballë Teutës do të jetë e vështirë, pasi po flasim për një nga ekipet më të mira të Kategorisë Superiore. Por, kjo nuk do të thotë që ata do ta kenë të lehtë takimin e parë në Shijak. Erzeni do të zbresë nesër (sot) në fushë me formacioni­n e saj më të mirë, sepse dihet që skuadra jonë është në katërshen më të mirë të Grupit A në Kategorinë e Parë. Futbollist­ët janë të mobilizuar për të dhënë më të mirën e tyre në ndeshjen me fqinjët nga Durrësi dhe pa dyshim do të synojë një rezultat sa më pozitiv", kështu u shpreh fillimisht tekniku, fill pasi mbylli seancën stërvitore. Më tej, ai u dha një "SMS" edhe lojtarëve që nuk kanë marrë minuta në kampionat, ndaj pret që ta shfrytëzoj­në shansin që do t'u jepet në Kupë për të treguar veten. "Takimet e Kupës janë një shans i mirë për ata lojtarë që duan të tregojnë veten. Meqenëse hapësirat në kampionat i kanë pasur minimale, pres që t'i shoh sot (nesër). Duket qenë se ky raund luhet me sistem vajtje-ardhje, pres që kjo ndeshje e parë të jetë sa më cilësore. Mjafton të prodhojmë futboll, pasi kualifikue­sja do të përcaktohe­t në 'Niko Dovana'", përfundoi numri një i pankinës së shijakasve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania