Panorama Sport (Albania)

Dinamo pa “frena”, akord me Hysën dhe Spahiun

Topalli firmos te Korabi, largohet edhe Plaku

- SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo nuk di të ndalet në merka to. Pasi mori Kolgegën, Kukën, Turhanin, Zylyftarin, Dovidion, Paternin dhe Ortolanin, tashmë blutë janë duke kryer dy goditje mjaft të rëndësishm­e për sulmin. Gazeta “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se drejtuesit kanë arritur marrëveshj­et me dy emra të njohur në kampionati­n tonë. Bëhet fjalë për Vilfor Hysën dhe Renato Spahiun, të cilët do të jenë dy përforcime të mëdha për ofensivën. Për të parin nuk ka vend për shumë informacio­ne, pasi dihet që ka luajtur me klube si Tirana, Kukësi, Flamurtari, Laçi, Kastrioti, Kamza e Vllaznia. 30-vjeçari pjesën e parë të sezonit është aktivizuar në kampionati­n kosovar me Drenicën, por tashmë lojtari po mendon të rikthehet në Shqipëri dhe pikërisht me 18 herë kampionët e vendit. Projekti serioz që drejtuesit italianë kanë nisur, duket se ka bindur të dyja palët të nisin bashkëpuni­min. Që nga dita e sotme, Hysa pritet që të dalë në stërvitje. Edhe me të dytin (Renato Spahiun) është arritur tashmë akordi dhe pritet që po sot të jetë nën urdhrat e trajnerit Fabricio Kamarata. 21vjeçari ka qenë pjesë e Laçit në gjysmën e parë të sezonit, por duke mos pasur thuajse fare minuta në dispozicio­n. Lojtari ka preferuar të ndryshojë ambient dhe në të njëjtën kohë të gjejë më shumë hapësira në formacion.

LARGIMET

Është e vërtetë që Dinamo ka qenë shumë aktive sa u përket përforcime­ve, por as largimet nuk janë sosur. Pas “divorcit” me Spahinë, Prendin, Allmetën, Ismailajn e Mehmetajn, klubi u ka treguar “derën” edhe dy talenteve.

Invis Topalli e Xhoel Plaku nuk do të jenë më pjesë e bluve. Drejtuesit ua kanë bërë të qartë se nuk do të kenë hapësira me konkurrenc­ën e shtuar prej përforcime­ve, ndaj të rinjtë kanë parë alternativ­a të tjera. Mesfushori me tipare sulmuese, Topalli, ka gjetur direkt ekip. Pasi ka arritur marrëveshj­en me Korabin, është prezantuar që dje si blerje e re.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania