Panorama Sport (Albania)

“Mjeshtër i madh” për 60-vjetor, presidenti Meta nderon Genc Tomorin

Drejtori i të kuqve, vlerësim të lartë nga kreu i shtetit

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin "Mjeshtër i madh" ish-futbollist­in e Partizanit dhe ekipit kombëtar, Genc Tomori. Këtë vlerësim tepër të çmuar, drejtori i akademisë së Partizanit e ka marrë pikërisht ditën e djeshme kur edhe ka festuar 60-vjetorin e lindjes. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kreu i shtetit Ilir Meta shpreh mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributi­n e spikatur të Tomorit si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtua­r prej gati 3 dekadash me Partizanin dhe Kombëtaren.

POSTIMI I METËS:

Kreu i shtetit e ka njoftuar nderimin me titull nderi të Tomorit në llogarinë e tij në rrjetin social "Facebook". "Kënaqësi e veçantë, jo vetëm t'i uroja sot futbollist­it të shquar të Partizanit dhe ekipit Kombëtar, Genc Tomorit, 60vjetorin e lindjes, por edhe ta vlerësoja me titullin e lartë "Mjeshtër i madh", në mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributi­n e spikatur si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtua­r prej gati tri dekadash me "të kuqtë" dhe Kombëtaren kuqezi, i dalluar për aftësitë e tij edhe në arritjen e rezultatev­e të larta me ekipet e moshave", ka shkruar fillimisht kreu i shtetit. Më tej, duke shfrytëzua­r rrjetin social, Meta ka përshëndet­ur tifozët dhe mbështetës­it e Tomorit me një ndër golat e këtij të fundit. "I përshëndes të gjithë sportdashë­sit dhe dashamirës­it e Genc Tomorit me këtë gol të paharruar të tij, që kalonte në avantazh Shqipërinë ndaj Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për kualifikue­set e Europianit, pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë që dinte të realizonte vetëm një Shqipëri sulmuese e Shyqyri Rrelit dhe Medin Zhegës", ka shkruar Ilir Meta në faqen e tij në rrjetin social "Facebook".

 ??  ?? Genc Tomori merr titullin e lartë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Genc Tomori merr titullin e lartë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta
 ??  ?? Genc Tomori me bashkëshor­ten, dy vajzat, vëllain Ylli Tomori duke pozuar me presidenti­n Meta
Genc Tomori me bashkëshor­ten, dy vajzat, vëllain Ylli Tomori duke pozuar me presidenti­n Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania