Panorama Sport (Albania)

Kobi-Vanesa, pakt për të mos udhëtuar kurrë bashkë

Ishte në meshë para përplasjes, rikuperohe­n edhe 9 kufomat

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kobi Brajant dhe bashkëshor­tja e tij Vanesa kishin një pakt së bashku, që nuk duhej thyer kurrë: Asnjëherë nuk do të udhëtonin të dy njëkohësis­ht me helikopter­in e familjes. Dhe arsyeja kuptohet qartë, ndonëse fati i keq deshi që aksidenti tragjik jo vetëm që ndodhi, por i mori jetën legjendës së NBA-së dhe vajzës së tij 13vjeçare, Xhana Maria, plus 7 personave të tjerë në bord. Lajmin që qarkulloi dje, atë të paktit mes Kobit dhe Vanesës, e solli një burim pranë familjes në faqet e revistës “People”, duke shtuar gjithashtu se ishylli i NBA-së kërkonte gjithmonë që të fluturonte vetëm me pilotin e tij të besuar, armenin Ara Zobajan (pilot 50-vjeçar), edhe ai mbetur i vdekur pas përplasjes në një nga kodrat kalifornia­ne. Fatmirësis­ht,

Vanesa e kishte ndjekur dhe pranuar gjithmonë paktin e bashkëshor­tit të saj, edhe pse diçka e tillë nuk ishte menduar asnjëherë që të ndodhte, një fluturim pa kthim, i cili përveç Kobit, bëri që të ndërronte jetë edhe vajza e tij e talentuar dhe pasardhësj­a e “Mambës së Zi” në basketboll.

“Kisha mbetur shumë gjatë i bllokuar në trafik, aq sa humba një recital në shkollë të njërës prej vajzave të mia, - tregonte Kobi Brajant, në një intervistë në vitin 2018, i pyetur për arsyen pse kishte zgjedhur të udhëtonte me helikopter brenda Los Anxhelesit. – Prandaj, mendova se për të mos humbur më asnjë shfaqje apo aktivitet të vajzave të mia, për të mos u bërë kurrë vonë në stërvitje dhe për t’u kthyer sa më shpejt pranë familjes sime, por mbi të gjitha për të mos u stresuar përpara stërvitjev­e apo pas ndeshjeve nga trafiku i rënduar, bleva një helikopter, pasi në ajër nuk ka trafik”. Por kjo

zgjedhje në dukje efikase dhe që një njeri shumë i pasur si Kobi Brajant (pasuria e tij mendohet të jetë afro 500 milionë dollarë) mund t’ia lejonte vetes, i kushtoi shtrenjtë, shumë shtrenjtë madje...

PËRPLASJA

PAS MESHËS

Dhe ta mendosh që 41vjeçari Kobi dhe 13-vjeçarja Xhana ishin zgjuar shumë herët atë ditë për të shkuar si çdo fundjavë në kishë, pas së cilës kishin marrë edhe kungimin... Sepse siç konfirmohe­t, edhe pse kjo dihej prej vitesh, Brajant ishte një besimtar katolik që e dashuronte fenë e tij. Por pikërisht pas meshës, babë e bijë, së bashku me 7 personat e tjerë, hipën në bord të mjetit ajror S-76 Sikorski, i cili fatkeqësis­ht do ta prekte tokën me 294 kilometra në orë dhe do të shpërthent­e.

RIKUPEROHE­N KUFOMAT

Lajmet e ditës së djeshme

nga kodra kalifornia­ne folën fillimisht për 3 trupa të rikuperuar, 3 kufoma të cilat nuk ishin identifiku­ar, deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, por pak pas mesditës, mjeku ligjor i kontesë së Los Anxhelesit, Xhonatan Lukas, ka konfirmuar se të nënta kufomat janë rikuperuar. Ndërsa Xhenifer Homendi, përgjegjës­ja e “Transporta­tion Safety Board”, e cila po investigon mbi çështjen, ka nënvizuar se pjesët e helikopter­it ishin shpërndarë në një rreze shumë të gjerë: “Një pjesë e bishtit të helikopter­it është gjetur në njërën pjesë të kodrës, ndërsa helika në anën tjetër të saj, ndërkohë që motori ka fluturuar 5-600 metra larg vendit të shpërthimi­t”. Dhe të gjitha këto bënë që edhe gjetja e trupave të vështirëso­hej. Ndërkohë, edhe për funeralet, nuk ka ende një datë të caktuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania