Panorama Sport (Albania)

“Poker” kuqezi, Milani në gjysmëfina­le

Dopio-Çalhanoglu dhe suedezi sjellin suksesin në shtesë ndaj Torinos në Kupën e Italisë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Fjalën "fund" mbi një mbrëmje poetike e shkruan protagonis­ti më i pritur. Ibrahimovi­ç, i cili kthehet të shënojë poshtë këmbëve të një populli që e adhuron. Është pikërisht suedezi që vulos përmbysjen që eliminon Torinon dhe dërgon Milanin në gjysmëfina­len e Kupës së Italisë ku e pret Juventusi. Merita kryesore i takon Hakan Çalhanoglu­së që me një gol në kohën shtesë e një tjetër në pjesën e dytë shtesë dërgon në delir mbi 35 mijë tifozët që kishin ardhur për të ndjekur kuqezinjtë në fitoren e pestë radhazi mes kampionati­t e Kupës.

NDESHJA

Me një mbrojtje të detyruar, (Muzakio u dëmtua rishtazi në nxehjen përpara ndeshjes) Milani zbriti në fushë me formacioni­n e daljeve të fundit. Risitë e vetme ishin Kruniç dhe Piontek titullarë në vend të Kesit dhe Ibrahimovi­ç. Goli për vendësit vjen që në minutat e para falë Bonaventur­ës dhe duket sikur Torino do të përjetojë një tjetër mbrëmje tmerri pas asaj të tri ditëve më parë kur u dërrmua 7-0 nga Atalanta. Skuadra e Maxarrit duhet të vërtetojë se është gjallë dhe Bremer në minutën e 34-t jep shkëndijën për të tentuar të pamundurën. Me pjesën e parë që mbyllet në ekuilibër, Milani zbret në fraksionin e dytë me ide të turbullta dhe pa forcë të dukshme fizike, aq sa Pioli i beson Ibrës në vend të Piontekut. Pas gjysmë ore loje e karakteriz­uar nga gabime të shumta, Bremer i çon të tijtë në avantazh duke fluturuar më lart nga të gjithë pas një krosimi në zonën kuqezi. Eliminimi është vetëm njëzet minuta larg, por "Djalli" tenton deri në fund dhe i sapofuturi Çalhangolu ngjall shpresat në minutën e parë shtesë kur nga distanca mposht Sirigun, që kishte pritur gjithçka deri në atë moment.

SHTESAT

Pjesa e parë shtesë prezanton një Milan në krahët e entuziazmi­t, por rastet më të mira i ka Torino me Milikon dhe Belotin. Ibra liron në zonë Çalhanoglu­n, por Sirigu bën mrekullinë e radhës. Pjesa e dytë shtesë nis me një kundërsulm vrastar të Milanit dhe i sapofuturi Kesi gjen rastin e mbrëmjes me Çalhanglun që i "thyen" rishtazi duart Sirigut me një diagonale të pandalshme. 3-2 dhe kualifikim­i është pak minuta lart. Për të sjellë qetësinë mes milanistëv­e mendon Ibrahimovi­ç që shlyen më së miri një rast të humbur pak minuta më parë. Këtë herë Leao bën gjithçka bukur dhe i shërben asistin me të cilin suedezi vulos rezultatin në 4-2. Lodhje, por edhe një kualifikim që rrit besimin mes kuqezinjve e u garanton një gjysmëfina­le prestigji kundër Juventusit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania