Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t “maestro”, Eriksen: Gati për sfidë

"Interi është klub i madh, jam i lumtur që ndodhem këtu"

- PËRGATITI: GENTJAN ALINANI

Le të ngrihet sipari dhe të fillojë shfaq ja. "Maestro" Eriksen prezantohe­t në teatrin "La Scala". Interi zgjedh të bëjë një zyrtarizim teatral për mesfushori­n danez, të cilin e mori nga Totenhemi për 20 milionë euro. Fillimisht në teatrin e vërtetë dhe më pas në teatrin e futbollit "San Siro". Tifozët e Interit po prisnin me padurim zyrtarizim­in dhe ai erdhi në drekën e djeshme, duke i bërë më të lumtur se kurrë. Pak festë në këtë moment negativ ku skuadra e Antonio Kontes ka marrë 3 barazime radhazi. Tani trajneri italian do të ketë në ekip "gjeniun" që do të sjellë gola, asiste, gjeometri, elegancë dhe teknikë. Një nga telenovela­t më të gjata të merkatos së dimrit përfundoi. Paraditen e djeshme, mesfushori danez ishte në zyrat e klubit për të firmosur kontratën dhe pasdite doli në stërvitje nën urdhrat e Antonio Kontes. Klubi shpërndau fotot e para dhe ai qëndronte pranë lojtarëve të Premier Ligës si Jang dhe Lukaku. Sipas "Sky"it, mund të jetë i grumbullua­r që për sfidën e sotme kundër Fiorentinë­s, por do të vendosë trajneri italian për këtë gjë. Kristian Eriksen ka zgjedhur fanellën me numrin 24 në ekipin zikaltër.

Sfidë e re - Në fjalët e tij të para si lojtar i Interit, mesfushori danez nuk i fshehu emocionet për sfidën e re që do të nisë me italianët dhe mundësinë për të luajtur në një kampionat si Seria A. 27-vjeçari thotë se po pret me padurim momentin për të zbritur në fushë dhe për të njohur nga afër tifozët e Interit. "Kanë qenë javë shumë të gjata dhe pritja ka qenë shumë e madhe. Më në fund jam këtu dhe shumë i lumtur që do të mbaj veshur fanellën e Interit. Jam shumë i emocionuar dhe po pres me padurim orën për të njohur tifozët dhe për t'i takuar ata. Kam pasur mundësinë që të takoj disa prej tyre dhe pritja ka qenë shumë e ngrohtë. Ndihem shumë mirë këtu", tha fillimisht Eriksen. Më tej ai foli për ecurinë fantastike që ka pasur në kampionati­n anglez dhe shpreh besimin që do të bëjë të njëjtën gjë me ekipin e Interit. Ai ka dhënë 60 asiste dhe ka shënuar 50 gola, por thotë se nuk i pëlqejnë shumë statistika­t. "Nuk jam nga ata njerëz që mahniten pas statistika­ve, por e di që ato u pëlqejnë shumë njerëzve. E thonë që unë kam bërë mirë në Angli, por tani kisha nevojë për një tjetër sfidë në karrierën time. Jam i lumtur që mund të luaj në Serinë A dhe në një klub të madh dhe fantastik si Interi", theksoi danezi. Nuk munguan fjalët e para për trajnerin Antonio Konte dhe besimi që bashkë do të ndihen mjaft mirë. "Sigurisht që kam pasur mundësinë ta njoh kur unë isha te Totenhemi dhe përballesh­im me Çelsin. Ishte shumë e vështirë të luaje ndaj skuadrës së tij. Mundësia për të njohur dhe për të mësuar se si luajnë skuadrat e tij më entuziazmo­n shumë", përfundoi mesfushori i ri i Interit. Nuk është koha për fjalë, por për vepra. Muzikë "maestro"!

 ??  ??
 ??  ?? Kristian Eriksen gjatë prezantimi­t të djeshëm
Kristian Eriksen gjatë prezantimi­t të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania