Panorama Sport (Albania)

CR7, nervoz me Juven pas Napolit

Sulmuesi nuk e kapërdiu neglizhenc­ën e ekipit, kërkoi llogari te shokët pas humbjes

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Humbja është gjëja që di të bëjë më keq, madje nuk e pranon aspak që të ecë përkrah tij, sepse Kristiano Ronaldo zhgënjehet edhe nëse nuk fiton qoftë edhe miqësoren e të enjtes brenda skuadrës, imagjinoni një ndeshje të vërtetë dhe në një stadium historik si “San Paolo”, për më shumë që, kur sheh edhe shokët e tij te Juventusi që të mos kenë dëshirë të luftojnë, për të zgjeruar edhe diferencën në krye të renditjes. Mjaftoi të shihje mimikat e tij në minutat finale të sfidës me Napolin, por edhe ulërimat e tij të shpeshta gjatë pjesës së parë, kur ftonte skuadrën të sulmonte, të bënte presing, për ta kuptuar

se ritakimi në dhomat e zhveshjes me shokët e tij nuk do të kishte qenë aspak i bukur. Madje, edhe në një moment kur ekipi po i drejtohej tunelit, pas 45 minutave të para, Ronaldo u fokusua nga kamerat teksa priste Bonuçin dhe ftoi edhe

Higuainin që t’i shpjegonte disa gjëra që ai kërkonte, të këshillont­e dhe të shpërndant­e idetë e tij për të fituar ndeshjen me Napolin. Por siç u pa edhe në 45 minutat e dyta, asnjë nuk e ndoqi, ndonëse golin personal e gjeti gjithsesi. Jo më kot ai e ka nënvizuar në daljet e fundit se golat tashmë për të nuk janë më aq të rëndësishë­m sa fitoret e Juves. Po, pikërisht kështu sepse CR7 kërkon të fitojë sërish titullin, madje edhe Kupën e Italisë, por edhe Champions-in, sfida e tij më e madhe pasi pranoi që të zbarkonte në Torino. Dhe një Ronaldo aq nervoz, të paktën deri të dielën në mbrëmje, asnjë nuk e kishte parë te Juventusi. Pas zbritjes në dhomat e zhveshjes, “TuttoSport” raporton se Ronaldo e ngriti shumë lart zërin me shokët e tij të ekipit.

Mori të bëjë rolin e liderit edhe në tunel, siç e bën në fushë dhe shpreson që këtë herë mesazhi të ketë qenë i qartë. Sepse CR7 kërkon që Juventusi të dominojë, të luftojë dhe të fitojë gjithmonë dhe gjithçka. Dhe madje nervozizmi i portugezit nuk ishte i drejtuar vetëm ndaj shokëve, por disa shikime të hidhura nuk ngurroi që t’ia transmeton­te edhe trajnerit Mauricio Sarri dhe stafit të tij, pas daljes nga dhomat e zhveshjes. Kjo sepse ndoshta ndaj Napolit, edhe disa zgjedhje taktike nuk i kanë pëlqyer portugezit dhe mund të ishin bërë ndryshe. Dhe tani, jo vetëm Kristiano Ronaldo, por edhe tifozët shpresojnë që reagimi, të dielën në orën 12:30 kundër Fiorentinë­s, të jetë sa më i fortë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania