Panorama Sport (Albania)

Bufon bën 42 vjeç: Ta kishim shmangur humbjen në Napoli

Portieri i Juves nuk e mendon ende tërheqjen

-

Xhanluixhi Bufon nuk njeh limite dhe këtë e konfirmon edhe në ditën e 42-vjetorit të tij. Portieri i jashtëzako­nshëm italian dhe i Juves vazhdon të jetë protagonis­t në fushat e gjelbërta dhe duket se rikthimi në Torino i ka ringjallur instinktet, por edhe urinë për të menduar që të mos tërhiqet as në fund të këtij sezoni, ndonëse kontrata e tij me “Zonjën e Vjetër” ishte vetëm 1vjeçare. Por siç thotë vetë “Supermeni” Bufon, por edhe nga deklaratat e ditëve të kaluara nga drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, nëse Xhixhi do e mendojë se mund të luajë edhe një apo dy sezone të tjerë, palët mund të bien dakord për ta biseduar. “Jam një 42-vjeçar me shpirtin e një djali të ri, - bën hyrjen e tij Bufon, në një intervistë për “Sky sport”. – Kur vjen një moshë, si kjo e imja, nuk është se nis ta presësh me shumë qejf ditëlindje­n, nuk është se jam në humor për të festuar si në vitet e kaluara, por të rriturin nuk mund ta shmangim dot, nuk mund ta frenoj, ndaj këtë duhet ta pranosh me buzëqeshje­n e stampuar në fytyrë. Por kur mendoj se edhe pse në 42-vjetorin tim vazhdoj të jem ende një futbollist me rendiment të plotë, kjo më bën një person shumë të lumtur dhe është një sadisfaksi­on i madh për mua. Madje, nëse vazhdoj të kem një ekuilibër të plotë fizik e psikologji­k, jam gati të vazhdoj edhe ndonjë vit tjetër”. Xhixhi, si njeri i sportit, çfarë ndjetë pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të Kobi Brajantit?

Është diçka e pabesueshm­e, sepse kur këto tragjedi prekin disa personalit­ete kaq të rëndësishm­e, për më shumë kaq të rinj, të bëjnë të ndihesh edhe më shumë vulnerabël. Duket sikur jeta, të qenurit mirë me shëndet për disa persona të caktuar, është thuajse e detyrueshm­e. Ndaj, nuk mund ta imagjinosh asnjëherë që një monstër i shenjtë, një sportist i pakrahasue­shëm si Kobi Brajant mund të kishte një epilog kaq të vështirë për t’u kapërdirë.

Tani kalojmë te fusha... Xhixhi, çfarë ndodhi në Napoli? Nga lindi ajo humbje?

Ishte një disfatë e shëmtuar për mënyrën se si erdhi, sepse sipas meje mund dhe duhej të bënim diçka shumë më të mirë se aq. Por edhe këto janë disa pasazhe delikate, negative, që sipas meje të ndihmojnë në mes të një sezoni për të rigjetur urinë, por edhe përulësinë për të mos pasur asgjë të sigurt.

Mos ndoshta neglizhuat?

Ndoshta ne, në mënyrë të papritur, zbritëm në fushë duke menduar se përballë do të gjenim një Napoli në vështirësi dhe në emergjencë totale. Por ky rast, në vend që të na jepte më shumë entuziazëm dhe adrenalinë, na bëri ta nisim takimin me qetësinë e të diturit se edhe duke mos fituar do të qëndronim gjithsesi në krye të renditjes. Si sportist i vjetër tashmë, në këtë planet që quhet “futboll”, mendoj se ndeshja kundër Napolit do të kishte qenë thelbësore për t’u afruar me titullin, nëse Juventusi do të kishte marrë tri pikët. Sigurisht, nga ana jonë ekziston vetëbesimi se jemi shumë të fortë, për të kapërcyer edhe një natë negative si ajo në Napoli, por këtë duhet ta bëjmë duke reaguar sa më ashpër që të jetë e mundur, në duelin e radhës. Besoni se për titullin do të jetë një luftë deri në sekondën e fundit, së bashku me Interin dhe Lacion? Me shumë mundësi po. Lacio po bën një kampionat madhështor deri tani dhe fakti që nga shkurti e në vazhdim nuk do të ketë edhe impenjime në mesjavë, si ne apo Interi në Europë, mund të vendosë shumë në aspektin fizik. Prandaj duhet t’i bëjmë mirë llogaritë edhe me Lacion... Ndërsa për sa i përket Interit, ata nuk më kanë surprizuar kurrsesi. E njoh në detaje Antonio Konten dhe e di mirë se me vullnetin dhe pasionin me të cilin ai punon, do të dijë ta mbajë Interin të karikuar që të luftojë deri në sekondën e fundit. Gjithsesi, fakti që ne jemi në krye dhe kemi 3 pikë avantazh, na lejon që ta kemi vetë fatin e titullit në duart tona. Ne jemi jo vetëm të bindur mbi forcën tonë, por kurrsesi nuk duhet të relaksohem­i për asnjë moment, derisa të kemi sigurinë matematiko­re për t’u shpallur kampionë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania