Panorama Sport (Albania)

Polemika me tifozët, Guardiola u kërkon ndjesë pas kritikave

Trajneri i Sitit: Më vjen keq, nuk doja t'i fyeja

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola është tërhequr nga kri tikat që bëri për pjesëmarrj­en e ulët të tifozëve të Mançester Sitit në fitoren e 1/16-at të Kupës FA kundër Fulhamit ditën e shtunë. Në "Etihad" ishin të pranishëm 39.223 tifozë dhe tekniku katalanas u bëri atyre thirrje që të paktën të mbushnin stadiumin në gjysmëfina­len e kthimit të Kupës së Ligës, sot kundër Mançester Junajtid. Por sekretari i klubit zyrtar të tifozëve të Sitit, Kevin Parker, reagoi për "Daily Mail" dhe tha se ishte i zhgënjyer me deklaratat e trajnerit, i cili nuk njeh realitetin e vështirë financiar të tifozëve të vet: "Besoj se Guardiola e ka humbur kontaktin me realitetin financiar të tifozëve. Duhet të kuptojë se këta tifozë i përkasin klasës punëtore dhe i shpenzojnë paratë e fituara për futbollin. Ai nuk duhet të vërë në dyshim besnikërin­ë e tifozëve që e kanë mbështetur klubin për 35 vite pa fituar trofe. Plus ndeshja u luajt në orën 12:00 (në Angli) të së dielës dhe transmetoh­ej në TV pa pagesë". Në konferencë­n e djeshme për shtyp, tekniku 49-vjeçar bëri "mea culpa" dhe tha se nuk donte t'i ofendonte tifozët. "I kuptoj tifozët. Nuk ishte qëllimi im t'i ofendoja ata. Unë u jam gjithnjë mirënjohës për mbështetje­n e tyre. Por që kur kam ardhur këtu, nga dita e parë ne luftojmë për ta parë 'Etihad' plot në çdo ndeshje. Nëse do të jetë kështu, do të jetë më mirë. Ishte gabimi im që mendova se të dielën në orën 12:00 stadiumi do ishte plot ndërkohë që ndeshja transmetoh­ej në 'BBC' dhe jo në 'Sky'. Është detyra jonë që të luajmë mirë dhe t'i joshim ata të

vijnë". Tekniku i Sitit, i cili sot duhet të mbrojë avantazhin 3-1 që siguroi në gjysmëfina­len e vajtjes në "Old Trafford", mbështeti kolegun e tij të Liverpulit, Jyrgen Klop, që ka vendosur të luajë me të rinjtë kundër Shrusbërit në Kupën FA, pasi skuadra e parë do të jetë me pushime në javën e parë të shkurtit: "Ne e pranojmë kalendarin e kompeticio­neve, ndeshjet çdo dy apo tri ditë, por mos i thoni trajnerit formacioni­n që duhet të zgjedhë. Ne do të jemi atje, por mos na thoni cilin lojtar duhet të aktivizojm­ë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania