Panorama Sport (Albania)

Klop: S'më intereson çfarë mendoni, do luaj me të rinjtë

-

Jyrgen Klop u ka kthyer një përgjigje të ashpër kritikëve të vendimit të tij për të luajtur me një skuadër U-23 ndeshjen e dytë kundër Shrusbërit në Kupën FA më 4 shkurt. Shumë e shikojnë vendimin e trajnerit të Liverpulit si mungesë respekti ndaj formacioni­t të Ligës së Parë, por tekniku gjerman mbron vendimin e tij për të mos e prishur pushimin dimëror të parashikua­r nga FA në javën e parë të muajit shkurt. "Unë e vendosa tri javë më parë që ne do të shkonim me pushime në mes të sezonit pas letrës që na dërguan në prill 2019. Nuk dua të jem në mes të këtyre diskutimev­e. Nëse njerëzit mendojnë se jam dembel që nuk do jem në stadium, unë nuk mund ta ndryshoj këtë dhe nuk më intereson. Unë vetëm ndihem përgjegjës për futbollist­ët e mi", tha Klop në konferencë­n e djeshme për shtyp përpara sfidës së prapambetu­r të kampionati­t kundër Uest Hemit. Kryesuesit e Premier Ligës e rikuperojn­ë sot ndeshjen e prapambetu­r të dhjetorit, të cilën nuk e luajtën për shkak të pjesëmarrj­es së tyre në Botërorin e Klubeve. Me një fitore sot në Londër, "Reds"-at do të shkëputesh­in 19 pikë përpara Sitit të vendit të dytë: "Uest Hemi lufton për të mbijetuar. Do të jetë një luftë e madhe, ata do të rreshtohen në mbrojtje me katër ose pesë lojtarë. Ne duhet të jemi gati për të luftuar. Do të jetë një sfidë e vështirë, ata janë kërcënues në kundërsulm". Klop konfirmoi edhe se Sadio Mane do t'i mungojë skuadrës për tri ndeshje si pasojë e dëmtimit muskulor. "Nuk do të jetë gati për Uest Hemin dhe ndoshta edhe për Sauthempto­nin. Por më pas duhet të jetë në rregull. Ai ka një çarje të vogël të muskulit, e cila është mjaftueshë­m serioze për ta lënë jashtë këtyre ndeshjeve. Por jemi gjithashtu me fat që dëmtimi nuk ishte edhe aq serioz. Por kur ke tri takime brenda një jave, është e sigurt se ai do t'i humbasë ato".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania