Panorama Sport (Albania)

Rebelohet Zidan: Reali ka fituar 13 Champions

"Duam ta ndryshojmë edhe historinë në Kupën e Mbretit"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Zinedin Zidan nuk pranon që dikush t'i kujtojë ecurinë negative të Realit në Kupën e Mbretit, sepse hakmerret menjëherë me Ligën e Kampionëve. "E di që kemi vetëm 3 kupa në 30 vitet e fundit, por mos harroni sa Champions kemi fituar", shprehet trajneri. Megjithatë, numri një i "Galaktikëv­e" thotë para gazetarëve se do të kërkojë të ndryshojë edhe historinë e këtij kompeticio­ni. Është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicio­n dhe gjithashtu me formatin e ri të Kupës së Mbretit. Kundër Zaragozës (sot 21:00), ai kërkoi përqendrim maksimal.

Ndeshja- "Sigurisht që është e komplikuar, shumë madje. Rivali është duke bërë mjaft mirë në kategorinë e tij dhe dëshiron të bëjë një paraqitje pozitive. Ne duhet të tregojmë veten tonë dhe të japim gjithçka në fushë".

Kupa- "Kur vesh fanellën e Realit të Madridit, kërkon të fitosh çdo ndeshje. Nesër (sot) është një sfidë në Kupë dhe duam të japim gjithçka. Lojtarët janë përgatitur për këto ditë". Modeli- "Më kanë pyetur gjithmonë për këtë gjë. Në Francë Kupa zhvillohet kështu dhe mua më pëlqen kjo ide. Është dinamike dhe i jep rëndësi asaj ndeshjeje që luan. Po përshtatem­i". Merkato- "Nuk është e vërtetë që nuk më ka pëlqyer merkatoja. Ka ende kohë deri më 31 janar, por unë kam një grup lojtarësh. Kam më të mirët dhe dua të punoj me ta". Hazard- "Preferoj t'i kem të gjithë lojtarët në dispozicio­n dhe ata duan që të jenë. Hazard është rikthyer tani në stërvitje dhe të shohim se si do ta menaxhojmë këtë javë. Por përpara se të mendojmë për sulmin dhe mënyrën si të shënojmë, duhet të mbrojmë mirë. Duhet të kemi intensitet në lojë. Deri tani i kemi bërë gjërat si duhet, por të shohim

në të ardhmen sepse ndeshjet nuk ngjasojnë me njëratjetr­ën".

Pak kupa- "Nuk mendoj se është mungesa e motivimit. Reali i Madridit ka një histori të madhe dhe mund të fitojë gjithçka i del përpara dhe motivimi ynë është i madh. Mund të thoni që kemi 3 kupa në 30 vitet e fundit, por mos harroni që kemi 13 Champions. Është një statistikë shumë e mirë, por dua që të ndryshojmë historinë e Kupës".

Kasemiro- "E dimë rëndësinë e tij dhe prandaj nuk pushon kurrë. Mua më pëlqen të marr më të mirën nga ky grup lojtarësh. Mund të konfirmoj që ka luajtur shumë, por si të tjerët".

Setien- "Secili ka problemet e tij dhe e dimë që kjo është puna jonë. Të gjithë trajnerët janë të përgatitur për vështirësi­të. Duhet të jetojmë si gjithmonë dhe të shohim atë që na intereson dhe të vazhdojmë përpara".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania