Panorama Sport (Albania)

De Jong: Bëni durim, filozofinë e Barçës nuk e ndryshon trajneri Setien

Holandezi: Kanë ndryshuar vetëm metodat, fitojmë Champions-in

-

Frenki De Jong u ka bërë thirrje tifozëve të Barcelonës që të mos shqetësohe­n pas startit të ngadaltë të trajnerit të ri Kike Setien. Katalanasi­t humbën kreun e klasifikim­it pas disfatës me Valencian të shtunën në La Liga. Por mesfushori holandez thotë për mikrofonat e mediave katalanase se ajo që ndodhi ishte një rastësi.

Mbështetje Setienit - "Natyrisht që jemi të zhgënjyer nga rezultatet e fundit, por po punojmë mirë në stërvitje dhe frytet do të shihen së shpejti. Tifozët nuk duhet të shqetësohe­n. E dimë që mund të përmirësoh­emi shumë. Po shohim shumë video për të analizuar atë që duhet bërë për të korrigjuar, kështu që ju nuk duhet të shqetësohe­ni edhe aq shumë", deklaroi 22-vjeçari, i cili pranon ndryshimin e metodave të trajnerit të ri: "Çdo trajner ka metodat e tij, por filozofia te Barcelona është gjithnjë e njëjta. Është e vërtetë që disa gjëra kanë ndryshuar dhe janë të ndryshme, sepse cilido trajner ka vizionin e tij të gjërave, por kjo është normale". Ai pranon se skuadrës po i mungon shumë Luis Suarez në sulm: "Është e qartë që ai është një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe na mungon. Duhet të punojmë për të plotësuar boshllëkun që ai lë, por ai është një nga më të mirët në botë".

Forma personale - Forma e tij në "Camp Nou" ka ardhur gjithnjë në ngjitje, edhe pse nuk është akoma ajo e De Jongut të Ajaksit. Talenti është i ndërgjegjs­hëm për këtë, por e sheh me optimizëm: "Unë shpresoj që së shpejti të shikoni De Jongun e vërtetë. Në ndeshjet e fundit mund të kisha bërë më mirë. Mendoj se kam luajtur pak më dobët sesa më parë, por trajnerët dhe shokët e skuadrës po më ndihmojnë shumë. Mund të fitojmë Champions-in. Kemi një skuadër të shkëlqyer. Po punojmë dhe jemi optimistë se mund ta fitojmë atë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania