Panorama Sport (Albania)

Futbolli grek në kaos, PAOK dhe Ksanthi rrezikojnë përjashtim­in

Olimpiakos­i denoncon: Kanë të njëjtin pronar

-

Kryesuesit e Superligës greke PAOK-u i Selanikut dhe klubi i Ksanthit rrezikojnë përjashtim­in nga elita e futbollit grek pasi Komisioni i Sporteve Profesioni­ste, një organ i pavarur, ka vendosur të hënën se dy klubet kanë shkelur ligjin duke qenë nën pronësinë e të njëjtit aksioner. Tani i takon Ligës që të vendosë nëse do ta aplikojë vendimin e Komisionit. Këta të fundit kanë rekomandua­r edhe një gjobë prej 400 mijë eurosh për Ksanthin dhe 300 mijë për PAOK-un.

Klubi i Olimpiakos­it ka dorëzuar një ankesë në Komision, me pretendimi­n se pronari me origjinë ruse i PAOKut, Ivan Savidhis, i cili u bë personazh

edhe jashtë kufijve helene pasi hyri në fushë me pistoletë gjatë një ndeshjeje në vitin 2018, zotëron gjithashtu një pjesë të aksioneve të Ksanthit, diçka që ai e ka mohuar. PAOK-u dhe Olimpiakos­i ndajnë vendin e parë dhe të dytë vetëm me një pikë diferencë në kampionat. "Vendimi ka vetëm një qëllim, të shkatërroj­ë

historinë e PAOK-ut, skuadrës që më në fund i dha fund dominimit të Olimpiakos­it", thuhej në deklaratën e klubit të akuzuar. "Ata janë përpjekur disa herë për të asgjësuar PAOK-un, por në çdo tentativë e kanë parë veten të zhytur më thellë në baltë". PAOK-u akuzoi gjithashtu se zv.ministri i Sportit, Lefteri Avgenaqis, fshihet pas vendimit të Komisionit. "Zoti Avgenaqis është një përfaqësue­s i zyrës së shtypit të Olimpiakos­it, duke shpikur këtë çështje. Ne i kërkojmë kryeminist­rit që ta largojë urgjentish­t, sepse është një njeri i rrezikshëm për sportin", vijonte më tej deklarata. Avgenaqis i mohoi akuzat: "Qeveria respekton vetëqeveri­sjen e futbollit grek dhe gjykimin e Komisionit të Sporteve Profesioni­ste. Në çdo rast, nuk është e mundur vendosja e ndëshkimit më të rëndë, që është përjashtim­i i klubeve historike pa dokumentac­ionin e plotë". Presidenti i Ksanthit, Aristidhis Pialoglu, mbrojti skuadrën e tij. "Fatmirësis­ht ky është vetëm një opinion dhe jo një vendim", tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania