Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i pranë rekordit, ky Bajern si ai i viteve `70

Polakut i duhen 19 gola për arritjen e Gerd Mylerit

-

Gazetari i njohur i "Bild", Raimund Hinko, ka bërë një analizë për gjendjen aktuale të skuadrës së Bajernit. Hinko është një ndjekës i rregullt i klubit më të titullar në Gjermani, duke pasqyruar shpesh atë çfarë ndodh me ta. Në shkrimin e fundit, ai shkruan për superfuqin­ë e bavarezëve në Bundesligë dhe në Europë.

I dashur Leva

Tani je në rrugën e duhur për të arritur afër rekordit të çmendur të vendosur vite më parë nga Gerd Myler. Ishte sezoni 1971-'72, kur i madhi Gerd shënoi 40 gola në një sezon të Bundesligë­s. Askush nuk mendonte se 39 vite më pas do të vinte një si puna jote dhe të kërcënonte sadopak këtë arritje të madhe. Por, tani pas 19 javësh të luajtur ti ke shënuar më shumë se gjysma (21). Nëse e ke bërë tani, mund ta bësh edhe në pjesën e dytë të sezonit, aty ku fuqitë e kundërshta­rit shterohen më shumë. Në fitoren 5-0 ndaj Shalkes luajte me një dëshirë të madhe, edhe pse kishe dalë nga salla e operacioni­t 4 javë më parë. Mund të shënoje pa frikë 5 gola, por nuk mendove vetëm për vete. Ndaj një "Bravo" shkon për ty, që vrapoje sa majtas-djathtas në kërkim të golave. Asisti për Tiagon kishte shijen e një goli, pasi driblove të gjithë mbrojtjen, vendose të shërbeje për shokun e skuadrës, një forcë e madhe karakteri. Më ngjason me atë të Tomas Mylerit. Për momentin harro rekordin, jam i sigurt që në fund të sezonit Myler, Koman, Gnabri, Perisiç, Kimish, Gorecka, Pavard, Tiago, Alaba dhe Dejvis do të ndihmojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndryshe nga sezoni 2017, kur akuzove shokët e skuadrës e të lanë në baltë në luftën me Obamejangu­n për golashënue­sin më të mirë në kampionat.

Gjatë ndeshjes pothuajse perfekte me Shalken, m'u kujtua loja e Bajernit në vitet '70, atëherë kur skuadra fitoi tri herë radhazi "Europacup", kur Gjermania nën dirigjencë­n bavareze shpallej kampione e Europës (1972) dhe e botës (1974). Franc Bekenbauer u bërtiste gjithmonë shokëve të skuadrës: "Porta ndodhet në mes". Ai nuk ishte një admirues i lojës nga krahu dhe nuk pëlqente sulmuesit e krahut duke kërkuar të zgjidhë ndeshjet nga qendra. Rumenige detyrohej, kështu, të luante më shumë në qendër dhe së bashku me Mylerin nisën të kombinonin në mënyrë perfekte.

Pas largimit të Arjen Robenit dhe Frank Riberisë, Bajerni është sot sërish pa krahë. Sidomos kur mungojnë Kingslei Koman dhe Serge Gnabri. Myler dhe Perisiç kanë zëvendësua­r në mënyrën më të mirë lojtarët e krahut në mënyrën e tyre, atë të lojës nga qendra. Një lojë që të kujton vitet e arta të '70ës në Gjermani. Por, kur skuadra funksionon, pak rëndësi ka nëse një sulmues shënon gjithmonë. Me këtë formë jam i sigurt, i dashur Bajern, që nuk u trembesh as skuadrave të mëdha si Barcelonës, Realit të Madridit madje edhe Liverpulit të Jyrgen Klopit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania