Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Me Sanenë, një situatë e komplikuar

-

Leroi Sane vazhdon të jetë lojtari kryesor në listën e dëshirave për merkaton, edhe pse u fol për një kalim në Mynih gjatë janarit. Por, duket se transferim­i i tij, ndryshe nga se ç'u mendua në verë, do të jetë i vështirë për t'u arrirë edhe për verën e ardhshme. Gjermani është pranë rikthimit në fushën e blertë pas dëmtimit në Superkupën e Anglisë, ku u detyrua t'i nënshtrohe­j një operacioni në gju, por pengesa e vërtetë që mund të hasin bavarezët është ajo financiare. Klubi gjerman nuk ka ndërruar mendje dhe, me sa duket, nuk kërkon më të bëjë shpenzime marramendë­se në merkato. 80 milionë eurot e harxhuara për mbrojtësin francez, Lukas Hernandez, duket se kanë zgjuar arsyen te drejtuesit të cilët kanë ndërruar politikë. Njëri prej tyre është edhe Karl Hainc Rumenige. Ky i fundit tha për "Bild" se një transferim i tillë kërkon shumë punë për t'u arrirë. "Mendoj që kemi bërë një punë të mirë për sa i përket merkatos në këtë sezon. Sigurisht që kërkesat janë të mëdha, por duhen marrë në konsiderat­ë edhe shumë pengesa, njëra është ana financiare. Bajerni nuk është një klub që bën çmendurira në merkato", tha Rumenige. "Sane? Jemi duke ndjekur me vëmendje çdo lojtar që na intereson. Është e vërtetë që Leroi është njëri prej tyre, por për momentin është e vështirë të flasësh, pasi ai është një lojtar i Mançester Sitit dhe nuk do të ishte etike të flitej për të. Për momentin situata është e komplikuar, por ne do të qëndrojmë gati për çdo gjë". I pyetur nëse Bajerni do të bënte edhe një goditje të fundit përpara se të përfundojë merkatoja e janarit, Kalle tha: "Me këtë punë merret drejtori sportiv, Hasan Salihamixh­iç, duhet të pyesni atë. Mendoj që skuadra është e plotë por mund të ketë edhe ndryshime. Flik ka biseduar me Hasanin për gjendjen e skuadrës, ndaj ata e dinë me mirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania