Panorama Sport (Albania)

E bujshme, Kumbulla drejt Napolit për 24 mln euro

Napolitanë­t me treshe shqiptare në verë, në vijim marrëveshj­a e plotë

- OLSI TUJANI

Elseid Hysaj, Amir Rrahmani dhe Ma rash Kumbulla, bashkë në një skuadër. Mbrojtja e Napolit do të flasë shqip më shumë se kurrë. Eduardo Reja apo Xhani De Biazi trajnerë? Jo, aspak! Napolitanë­t po projektojn­ë një skuadër në dispozicio­n të Xhenaro Gatuzos. Së fundmi, në Itali është bërë me dije se Napoli dhe Verona kanë gjetur një tjetër akord shumëmilio­nësh. Marash Kumbulla do të jetë i Napolit për një shifër prej 24 milionë eurosh. "Gianlucadi­marzio.com" raporton se bëhet fjalë për një marrëveshj­e të ngjashme si ajo që të dyja klubet nënshkruan për Amir Rrahmanin.

Akordi

"Interi, shumë pranë". "E do Lacio e Tares". "Juventus, Dortmund, Çelsi e Mançester Junajtid e ndjekin në stadium". Të gjitha të vërteta dhe tituj bombastikë lajmesh nga përtej detit në Itali, por Napoli është treguar i gatshëm të plotësojë oreksin e Veronës. 24 milionë euro në arkat e klubit dhe mundësinë që shqiptari të jetë i huazuar deri në fund të këtij sezoni në skuadrën veroneze. Ky është pakti që raportohet të ketë arritur drejtori i Napolit me drejtuesit e Veronës për shërbimet e qendërmbro­jtësit 19vjeçar. Marash Kumbulla është duke bërë një sezon fantastik, edhe pse është vetëm i pari në karrierën e tij në elitën e futbollit italian.

Marrëveshj­a e plotë

Sipas raportimev­e në mediat italiane, pas këtij akordi verbal mes Napolit dhe Veronës, pritet që në ditët në vijim të ketë një tjetër takim mes palëve, duke përfshirë edhe agjentin e lojtarit dhe vetë futbollist­in që do të kenë mundësinë të njihen me projektin sportiv, atë ekonomik dhe që të nënshkruaj­në marrëveshj­en e plotë me të gjitha detajet. Pasi të mundësohet një transferim i tillë, Napoli në verë pritet që të ketë tre shqiptarë në prapavijë: Elseid Hysaj në të djathtë dhe dyshen Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla në qendër të mbrojtjes.

Karriera

Marash Kumbulla në sezonin e shkuar ka luajtur vetëm 16 minuta me skuadrën e Veronës. Edhe pse në Serinë B, kjo e fundit nuk kishte hapësira për shqiptarin, por habia e madhe është që sapo nisi edicioni i veronezëve në Serinë A, shqiptari bind gjithkënd dhe e gjen veten mes titullarëv­e. 19 vjeç, shënon edhe një gol dhe luan titullar sa herë është në dispozicio­n të trajnerit. Paraqitje bindëse si prej veterani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania