Panorama Sport (Albania)

Mblidhen urgjent “masonët” e arbitrimit, edhe pse mungon “prindi i madh”

- Nga GËZIM SINEMATI

Ishte e sigurt që momenti po afronte, por vetëm dita nuk dihej se kur do të ndodhte. Sa herë që "nxënësit" e kësaj klase tërbohen, nuk pyesin as për "prindërit", atëherë, sipas zakonit, vjen dita e...

Ishte e sigurt që momenti po afronte, por vetëm dita nuk dihej se kur do të ndodhte. Sa herë që "nxënësit" e kësaj klase tërbohen, nuk pyesin as për "prindërit", atëherë, sipas zakonit, vjen dita e... dajakut! Arbitrat e Superiores janë thirrur urgjent në një takim me "prindërit", për fatin e bardhë të tyre, pa prindin e madh, presidenti­n Duka, të cilin e kanë frikë shumë kur i flakëron me fjalorin e tij. Shefi poshtë shefit, Shulku, dhe "i përjetshmi" i urtë, Kastrati, u kanë zbuluar arbitrave zemërimin e "perëndive" në FSHF. Ç'janë këto hata që po ndodhin me fillimin e 2020ës? Mos jeni "prekur" gjë nga koronaviru­si kinez? Në ato momente lindi pyetja: U balsamosën ata që kishin bërë gafa spektakola­re apo u ndëshkuan vetëm ata që dolën jashtë kontrollit të telekomand­ës...? Sido që të jetë, një gjë kemi mësuar nga takimet me "prindër" të arbitrave... Gabimet do të vazhdojnë, mund të ketë edhe javë ku lajthitja të shfaqet... Superiore,

por thelbi është që gabimet do të kategorizo­hen njerëzore vetëm nëse janë pjesë e skemës së parafabrik­uar nga mjeshtrat. Edhe pse thuhej se do të dilnin në tabelën e zezë ata që kishin bërë gafat më të spikatura, ajo që ndodhi tregon se ka shenja drite edhe në tunelin e errët të këtyre javëve. Goli që pësoi Partizani, ai që u quajt "fantazmë" apo "gjysmëgoli", për të cilin gishti fajtor shkonte tek arbitri i linjës, është nderuar si "Grali i javës". Le të thonë ekranet dhe gazetat se ishte blasfemi, për familjen tonë do të mbetet një vendim që vlen për... të gjithë brezat! U përcollën edhe fjalët e shefit të madh, ku arbitrat u ngjallën, u çuan në këmbë me duartrokit­je: "Ne nuk kemi teknologji, por kemi njerëz që vlejnë edhe më shumë se teknologji­a...".

"Sido që të jetë, një gjë kemi mësuar nga takimet me "prindër" të arbitrave... gabimet do të vazhdojnë, mund të ketë edhe javë ku lajthitja të shfaqet... Superiore, por thelbi është që gabimet do të kategorizo­hen njerëzore vetëm nëse janë pjesë e skemës së parafabrik­uar nga mjeshtrat".

 ??  ??
 ??  ?? Gjyqtarët ndërkombët­arë me stemën e FIFA-s për vitin 2020, në momentin e marrjes së vlerësimev­e në fillim të këtij viti
Gjyqtarët ndërkombët­arë me stemën e FIFA-s për vitin 2020, në momentin e marrjes së vlerësimev­e në fillim të këtij viti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania