Panorama Sport (Albania)

Boateng-Gorecka, plas grushti te Bajerni i Mynihut

Flik rregullon gjithçka, Leon: Futbolli është emocion, gjëra që ndodhin

-

Zherom Boateng dhe Leon Gorecka u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin gjatë një ndeshjeje kontrolli brenda skuadrës, në fushën stërvitore të kampionëve të Gjermanisë. Pas një ndërhyrjej­e të Goreckës ndaj Boatengut, ky i fundit mësohet t'i ketë vënë dorën në fytyrë mesfushori­t. Këtu ka ndodhur edhe përplasja e madhe, pasi Goreckës nuk i ka pëlqyer kjo gjë duke iu kundërpërg­jigjur me të njëjtën mënyrë. Për të mos lejuar degjenerim­in e situatës është dashur ndërhyrja e Tomas Mylerit, por edhe të trajnerit Hansi Flik që i ka urdhëruar të dy lojtarët të largohen menjëherë nga fusha e stërvitjes. Por, kjo ngjarje nuk i ka shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët kapën edhe momentin e nxehtë midis dy lojtarëve.

"QËNDRONI TË QETË"

Klubi i Bajernit të Mynihut nuk ka folur ende për të këtë çështje, por ndërkohë është mesfushori Leon Gorecka që ka qetësuar të gjithë tifozët e Bajernit. Gjermani publikoi një foto në "Instagram"-in e tij ku shfaqet i përqafuar me Zherom Boatengun. Në fund të fotografis­ë ishin shkruar edhe fjalët: "Futbolli është emocion, të gjithë të qëndrojnë të qetë". Me të njëjtën mënyrë i është përgjigjur edhe Boateng. "Gjithçka shkon mirë midis nesh, mund të relaksohen­i". Sipas "Bild", të dy lojtarët kanë pasur një takim urgjent me trajnerin Flik, i cili u ka kërkuar lojtarëve të tij të kontrollon­in nervat. Të dy lojtarët mësohet t'i kenë kërkuar menjëherë falje trajnerit, shokëve të skuadrës dhe njëri-tjetrit. Kështu, disa e sotme parashikoh­et të jetë sërish e qetë në qendrën stërvitore të klubit të Bajernit që shpeshherë kthehet në një arenë boksi nga lojtarët.

 ??  ?? Çast nga sherri midis Boateng dhe Goreckës
Çast nga sherri midis Boateng dhe Goreckës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania