NOTAT E INTERIT
HANDANOVIÇ 6,5 – Praktikisht “spektator” në pjesën e parë, kur e shqetëson vetëm Lirola. Te goli i Kaseres bën çfarë të mundet, pa fat. GODIN 6 – Më mirë krahasuar me daljet e fundit, shfaqet edhe në manovrat sulmuese, por ndonjëherë e tepron me gabime banale në organizim.
RANOKIA 6 – Notë kaluese për të, që nuk kryen rreziqe të mëdha duke menaxhuar me kujdes dhe rregull sulmuesit violë. BASTONI 6,5 – Pavarësisht moshës së re, është më i miri nga tre qendërmbrojtësit. Kthen aksionet mbrojtëse në sulmuese me thjeshtësi të madhe.
KANDREVA 6,5 – Zhbllokon ndeshjen në çastet e fundit të pjesës së parë. Paraqitje jo për kornizë, megjithatë përmirësohet pas golit (Nga 74’ Mozes 6 – Debutim edhe për nigerianin, i cili qëndron në fushë vetëm për 15 minuta ku nuk arrin të tregojë shumë). VESINO 6 – Në fushë nga 1’ pasi ishte me valixhe në duar. Nga këmbët e tij lind avantazhi i parë, Terraçano i mohon festën personale.
BARELA 7,5 – I kudondodhur: sulm, mesfushë, mbrojtje. Duket sikur ka një motor poshtë këmbëve. Goli që dërgon Interin në gjysmëfinale është një “perlë”.
JANG 6 – Pas treguesve pozitivë kundër Kaljarit, këtë herë e nis në korsinë e preferuar, në të majtë. Ndjesi pozitive, me anglezin që ofron gjithmonë garanci.
SANÇEZ 5 – Ishte më i prituri (pas Eriksenit), por gabon thuajse gjithçka. Vërtet, Konte e vendos fantazist, por kiliani humbet topa dhe rrezikon shpesh (Nga
67’ Eriksen 6 – ”San Siro” ishte i gjithi për të. Një goditje nga jashtë zone, disa goditje dënimi dhe një asist i anuluar për pozicion jashtë loje në debutim).
LAUTARO 6,5 – Numri 10 nuk e nis mirë, por me kalimin e minutave regjistron aksion pas aksioni. Në pjesën e dytë është më i miri në fushë.
LUKAKU 6 – Asnjë goditje në portë për 45 minuta, disa sponda dhe faulle të fituara. Rritet së bashku me skuadrën pas pushimit (Nga 88’ - Espozito, pa notë).
Trajneri Antonio KONTE 6,5 – “Tredhëmbëshi” nuk funksionon, vetëm Kandreva ndez Interin në pjesën e parë. Skuadra gjen siguri me rikthimin te 3-5-2.