Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, leksion Akademikut

Kuqeblutë marrin triumfin e dytë, miqtë pësojnë disfatën e parë në këtë event

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia në basket boll për meshkuj e ka mbyllur fazën vajtje-ardhje të Ballkan Ligës me fitore, duke siguruar suksesin e dytë në 8 ndeshje. Pas humbjes që morën në Kosovë me Rahovecin, kuqeblutë janë rikthyer te fitorja duke mundur kështu një kundërshta­r të fortë siç janë bullgarët e Akademik Bulteks 99. Vllaznia triumfoi me rezultatin e 87-77 ndaj kryesuesve të Ballkan Ligës. Sfida e djeshme u luajt në një atmosferë të ndezur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës, duke bërë që ekipi të kishte një motiv më shumë për fitoren. Ndeshja nis e balancuar ndërsa Vllaznia mundohet që të shfaqet si dominuese, por skuadra mike nuk e lejon një gjë të tillë. Ekipet nuk e ndiejnë lodhjen e takimeve të ngjeshura që kanë pasur në kampionat dhe Ballkan Ligë, ku Vllaznia realizon 22 pikë dhe bullgarët 21 pikë në periodën e parë. Perioda e dytë gjithashtu është pothuajse e barabartë nga të dyja skuadrat të cilat nuk shfaqen edhe aq agresive në lojën sulmuese duke pritur gabimet e kundërshta­rit për të përfituar. Kjo nuk ndodh sepse perioda e dytë mbyllet 18-19 duke bërë që gjysma e parë e lojës të ketë një baraspeshë totale, 40-40. Vendësit

shfaqen plot me energji në periodën e tretë duke dominuar ndaj Akademik, këta të fundit lëshojnë shumë në lojën e tyre ndërsa kuqeblutë krijojnë një diferencë prej 11 pikësh. Perioda e tretë mbyllet 28-17 ndërsa Vllaznia është më e sigurt drejt fitores kur duhen edhe 10 minutat e

fundit për t’u luajtur. Miqtë tentojnë në periodën e fundit por Vllaznia ruan ritmin ndërsa kjo periodë mbyllet 19-20 dhe rezultati i përgjithsh­ëm 87-77. Me Vllazninë ka hyrë menjëherë në fushën e lojës serbi i sapoardhur, Nikola Vujoviç, i cili realizoi 16 pikë duke qenë pikëshënue­si i tretë në radhët e kuqebluve që në këtë ndeshje të parë, pas Babb që realizoi 21 pikë dhe Ross me 20 pikë. Për miqtë pikëshënue­si më i mirë është Tenchev me 21 pikë. Pas kësaj ndeshjeje trajneri i Vllaznisë, Darko Vujaçiç, shprehet se është i lumtur që skuadra e tij arriti ta fitojë këtë ndeshje të rëndësishm­e ndërsa shpreson që ekipi të rritet nga ndeshja në ndeshje për të siguruar objektivat që janë, fitimi i kampionati­t dhe pse jo edhe i Kupës së Shqipërisë. Tekniku Vujaçiç e di se ka ende shumë punë me Vllazninë dhe skuadra kërkon edhe pak kohë për të qenë në formën e saj më të mirë sepse kohët e fundit ka pasur disa ndryshime ku janë larguar lojtarë dhe kanë ardhur disa të tjerë. Vujaçiç edhe pse nuk është i kënaqur maksimalis­ht me ekipin shprehet se ka besim në arritjen e objektivav­e të këtij sezoni. Pas përfundimi­t të të gjitha takimeve vajtje-ardhje do të përcaktohe­t edhe kalendari i fazës së tretë, ndërsa kujtojmë që 2 ekipet e para kualifikoh­en në fazën finale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania