Panorama Sport (Albania)

Mbahet mes shiut kampionati "Indoor", Franko Burraj dhe Melisa Sina më të mirët

- FITUESIT Vladimir Mema

Janë mbajtur në qytetin e Elbasanit garat e Kampionati­t Individual Dimëror të Atletikës, teksa në pistën e stadiumit "Elbasan Arena" morën pjesë 9 ekipe nga vendi ynë, të cilat garuan edhe për medaljet. Nuk munguan as 10 ekipe nga Kosova, gjithashtu edhe veteranët, të cilët marrin pjesë shpesh në të tilla aktivitete që zhvillohen nga Federata Shqiptare e Atletikës, duke i bërë edhe më tërheqëse këto gara. Në total, bëhej fjalë për 161 sportistë që garuan në të gjitha disiplinat, por munguan elitarët e atletikës kuqezi si Luiza Gega (e cila është rrugës duke u kthyer nga Kenia, aty ku ka zhvilluar fazën përgatitor­e) dhe Izmir Smajlajn, ndonëse shkodrani ishte i pranishëm në stadium, por që nuk garoi. Gara të tilla e gjithë bota i quan "Indoor" dhe i bën në salla të mbyllura, ndërkohë që si gjithnjë në vendin tonë zhvillohen në natyrë. Për fat të keq, gjatë gjithë kohës shiu nuk pushoi dhe ndikoi disi te rezultatet e sportistëv­e, por gjithsesi deri në fund ato shkuan me sukses. Ndërsa ranë në sy rezultatet e femrave, që në disa raste ishin më të larta sesa të meshkujve.

- Franko Burraj i Vllaznisë dhe Melisa Sina e Partizanit u shpallën sportistët më të mirë të aktiviteti­t, duke grumbullua­r më shumë pikë sesa kolegët e tyre që morën pjesë në këto gara. Shkodrani grumbulloi në total 1042 pikë, ndërsa sportistja e Partizanit 942, duke merituar në fund edhe vendin e parë në garat dimërore individual­e. Sa u përket garave në tërësi, në 60 metrat me pengesa vendi i parë për meshkuj i takoi Ravio Ramës të Vllaznisë, ndërsa për femra e preu e para finishin Melisa Sina e Partizanit. Në trehapësh u treguan më të saktë sportistët shkodranë, Muhamet Çengeli dhe Erisa Rrasa, të cilët kërcyen më shumë nga të gjithë, duke marrë edhe vendin e parë në këtë disiplinë. Rrasa doli e para edhe sa i përket kërcimit së gjati. Marsela Luzi dhe Adriatik Hoxha të ekipit të Teutës zunë vendin e parë ne hedhjen e gjyles. Sa u përket garave të 400 metrave, për femra vendi i parë i takoi Sara Myrtezës së Skënderbeu­t, ndërsa për meshkuj u tregua më i shpejtë Franko Burraj i Vllaznisë. Në garën e 800 metrave më të saktë ishin atletët e Tiranës, si për femra ashtu edhe për meshkuj me Relaksa Dautin dhe Florian Latën që zunë vendin e parë. Sara Malaj e Vllaznisë dhe Milen Caco i Skënderbeu­t zunë vendin e parë në kërcimin së larti. Redia Dauti e Tiranës dhe Arur Tafaj i Teutës morën vendin e parë në garën e 1500 metrave, ndërsa në 3000 metra të parët dolën Rigerta Pjetra e Tiranës dhe Rexhino Bardhi i Elbasanit. 8.82 8.94

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania