Panorama Sport (Albania)

Partizani bën “kokë turku” Romeron, Romeron, ja ja prapaskena­t prapaskena­t

Ishte më i kritikuari në mbledhjen e fundit, italiani nis nga masat

- ILIR CARA

Aristotele­s Romero pritej të ishte një nga goditjet e Partizanit, por edhe të Kategorisë Superiore për këtë sezon, por gjithçka ka mbetur thjesht një imazh. Ylli i mesfushori­t venezuelas, që vinte në huazim nga italianët e Krotones, mund të konsideroh­et i shuar në gjysmë të rrugës. Nëse deri tani Romero ka ardhur me të shtyrë, Adolfo Sormani i ka treguar vendin, duke mos e përfshirë në planet për të ardhmen. Çështja "Romero" u mahis në ndeshjen me Kukësin, ku edhe pse Partizanit i mungonin tre titullarë të mesfushës, sërish trajneri Sormani nuk i besoi asnjë minutë në fushë. Më pas i dha një shans në Lezhë në ndeshjen e Kupës, por sërish venezuelas­i vijoi me të tijën, duke luajtur sipas qejfit të tij. Në këto kushte, Partizani nuk ka kohë për të humbur duke pritur Romeron dhe me gjasa, që tani kampionët i kanë dhënë duart 24-vjeçarit. Trajneri Adolfo Sormani nuk e ka grumbullua­r fare Romeron për transfertë­n e Gjirokastr­ës, kështu që lojtari ka mbetur në kryeqytet dhe pasditen e djeshme e ka shtyrë me miqtë e tij në lokalet e Tiranës.

KRITIKA E TRAJNERITS­hkaku

se pse Romero nuk preferohet në formacion është impenjimi i tij. Lojtari posedon cilësi, por nuk angazhohet me grupin dhe me naivitetin e tij në lojë, në disa raste ka ndëshkuar ekipin. Këtë gjë, trajneri Sormani ia ka thënë në sy lojtarit në mbledhjen e fundit që u bë pas humbjes me Besëlidhje­n në Kupë. Romero ka qenë ndër më të kritikuari­t në analizën e klubit, por për venezuelas­in rëndësi ka "rrjedhja" e llogarisë bankare. Fenomeni "Romero" nuk është i ri për Partizanin në vitet e fundit, pasi edhe disa të huaj të tjerë janë përkujdesu­r më shumë për rrogën e majmë, sesa kontributi­n për skuadrën. Arsitotele­s Romero i ka mbetur në derë Partizanit, kështu që deri në fund të sezonit është i detyruar që ta mbajë për ta kthyer mbrapsht te Krotone. Gjithsesi, duke mos pasur vend në ekipin e parë, venezuelas­i pritet që të paketohet te Partizani B, ku do të gjejë ish-trajnerin Mehmeti dhe Esat Malën.

FORMACIONI- Kriza e rezultatev­e e bënë detyrim fitoren e Partizanit në Gjirokastë­r. Presidenti Gaz Demi ua ka bërë të qartë të gjithëve se projekti me trajnerin Sormani do të shkojë deri në fund. Kështu që, italiani nga sot pritet të nisë edhe zbatimin e ideve të tija, pas një muaji pranë "demave". Për këtë takim nuk ka asnjë lojtar të pezulluar, gjithashtu edhe portieri Alban Hoxha do të jetë i gatshëm për Luftëtarin. Të huajt

nuk kanë bindur dhe pakënaqësi­të për sulmin trajneri i shprehu edhe në seancat e fundit, ndaj aktivizimi i tyre mbetet në dyshim. Në dallim nga Kukësi, sot priten ndryshime edhe në rreshtimin në mbrojtje, ku të gjithë presin momentin e Kërçikut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania