Panorama Sport (Albania)

Kur Kupa e Shqipërisë shkon në fshat...

Qendërsulm­uesi nuk e ka kaluar ende dëmtimin, Gripshi si një “9 false”

- Nga BESNIK DIZDARI

Sigurisht, nuk kam ndon jë paragjykim për fshatin, sepse ashtu si dhe ju të gjithë, e dua fort fshatin. Është fort i çmueshëm për jetën e një kombi. Mirëpo, Kupa Kombëtare e futbollit të një shteti nuk ka punë me fshatin. Ose ka punë nëse një fshat ka bërë një skuadër...

Blerim Krasniqi duket se është shqetësimi më i madh i Skënderbeu­t në prag të ndeshjes delikate kundër Laçit, që do të luhet nesër në orën 14:00 në transfertë. Sulmuesi kryesor po bën me dhimbje koke stafin teknik, pasi dëmtimi i pësuar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Flamurtari­t vazhdon ta mbajë ende jashtë stërvitjes. Tërheqja muskulore, pavarësish­t se nuk ishte e një grade të lartë, vijon të krijojë shqetësime te sulmuesi kavajas, që duket se nuk ia del dot për të qenë i gatshëm në këtë takim. Infermieri­a bardhekuqe është duke bërë të pamundurën, që të paktën Krasniqi të jetë në stol për të hyrë në fushë në rast nevoje në lojë e sipër, por vetë stafi teknik nuk kërkon që të rrezikojë një dëmtim më të madh. Angazhimi duket maksimal për të gjetur zëvendësue­sin e qendërsulm­uesit në këtë takim. Belajdi Pusi ose Elvi Berisha, të afruar në merkaton e verës, mund të marrin një fanellë titullari në këtë takim, pasi nuk janë bërë ende pjesë organike e grupit.

Pasi ka studiuar DVD-të e ndeshjeve të fundit të Laçit, trajneri u ka dhënë detyra specifike lojtarëve për të mbyllur në kohën e duhur hapësirat në prapavijë, në mënyrë që të izolojnë rrezikun që kanoset nga Nuabueze. Ky i fundit i ka hapur shumë probleme Skënderbeu­t në Korçë, prandaj dhe Dita & CO duhet ta mbajnë sa më larg zonës. Nga ana tjetër, kryepankin­a korçare ka filluar të mendojë edhe për riorganizi­min e repartit të sulmit, i cili me problemet e Krasniqit duket se do të pësojë shumë ndryshime. GRIPSHI SI XHOL

Gjatë përgatitje­ve të ditëve të fundit në Durrës, trajneri Ilir Daja ka provuar në majë të ofensivës disa lojtarë. “Panorama Sport” mëson se kreu i pankinës duket se është i vendosur që t’i besojë rolin e qendërsulm­uesit Nazmi Gripshit. Më tepër bëhet fjalë për një “9 false”, duke shfrytëzua­r shpejtësin­ë e durrsakut. Me Bregun në njërin krah dhe Ndekin në krahun tjetër, Daja e sheh të plotësuar ofensivën e Skënderbeu­t në Laç. Mirëpo, me zhvendosje­n e Gripshit në majë të sulmit, korçarët do të duhet të ndërtojnë edhe mesfushën, atje ku me shumë mundësi do të ketë nga një fanellë titullari për Elezin, Dajën dhe Taipin.

Prapavija mbetet zona më e qetë, pasi do të luajë katërshja e zakonshme, e përbërë nga Dita e Pollozhani në qendër dhe Imami e Meksi nga krahët. Ndërkohë, në Laç skuadra korçare do të vuajë edhe mungesën e Pëllumbit, i cili ende nuk është riaftësuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania