Panorama Sport (Albania)

Bajerni 3 gola për kreun, Haland tjetër dopietë

Levandovsk­i, Myler e Tiago rikthejnë festën në Mynih

-

Bajerni i Mynihut mundi në transfer të 3-1 skuadrën e Maincit ditën e djeshme. Kampionët në fuqi nuk gabuan as këtë herë, duke u konfirmuar skuadra favorite për titullin kampion në Gjermani pas barazimit të Lajpcigut në shtëpi ndaj Gladbahut.

NDESHJA

Ishte Mainci ai që kishte mundësi për të shënuar i pari, megjithatë mbrojtja bavareze ishte pozicionua­r mirë duke shmangur rrezikun. Por, atë që nuk e bënë dot vendësit e bën Robert Levandovsk­i në minutën e 8të të takimit. Polaku shërbehet mirë me kokë nga Pavard, duke shkundur rrjetën e portës së mbrojtur nga portieri Zentner. Në minutën e 14-të ishte Tomas Myler që dyfishoi shifrat me një gjuajtje brenda zonës. Mesfushori gjerman nuk fali para portës, duke i dhënë skuadrës së tij golin e sigurisë. Në të 22' ishte Martins ai që godet fortë afër pikës së penalltisë, por topi përfundoi jashtë kuadratit të mbrojtur nga Manuel Nojer. Në minutën e 26-të, Tiago Alkantara dhuroi spektakël, teksa shmangu pothuajse të gjithë mbrojtësit e Maincit dhe më pas shënoi i vetëm përballë portierit golin e tretë të ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll me këtë supergol të spanjollit, i cili tregoi edhe një herë tjetër klasin e tij të lartë.

PJESA E DYTË

Fraksioni i dytë i ndeshjes nisi menjëherë me gol për skuadrën vendëse. Ishte Juste ai që shënon me kokë nga një top i ardhur prej goditjes së këndit duke rihapur takimin. Vendësit morën zemër dhe në të 53' mund të kishin ngushtuar sërish shifrat. Bajerni u mundua të administro­nte ndeshjen duke ulur tempin. Rasti i fundit do të shënohej në minutën e 91-të për vendësit. Kuaison godet pjesën e jashtme të shtyllës duke krijuar iluzionin e një goli. Por loja përfundoi në favorin e Bajernit, i cili mori një trepikësh të rëndësishë­m në një fushë të vështirë, siç është ajo e Maincit. Skuadra e Flikut regjistroi fitoren e pestë radhazi duke shkuar në kuotën e 42 pikëve në 20 ndeshjet e luajtur. Në javën e ardhshme, në "Allianz Arena" do të jetë për vizitë skuadra e Lajpcigut. Një sfidë që pritet të vendosë shumë në luftën për titullin kampion, tani që bavarezët

janë në vend të parë me 1 pikë më shumë se vendi i 2të, ndonëse tani duhet t'i bëjnë llogaritë edhe me skuadrën e Lysien Favresë që është rikthyer pretendent­e për titull pasi shkatërroi në shtëpi Unionin e Berlinit me rezultatin e thellë 5-0.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania