Panorama Sport (Albania)

Reali thyen tabunë, Atletiko proteston: Arbitër i turpshëm

Atletiko dominon dhe rebelohet me arbitrin, por Vinicius futet dhe prish ekuilibrat

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Vinicius Xhunior ka probleme me golin, por kualiteti i tij nuk diskutohet. Shumë pak lojtarë kanë kapaciteti­n për të "çarë" një rival kaq të mbyllur në mbrojtje si Atletiko e Madridit. Derbi madrilen shërbeu për të treguar se braziliani është një lojtar i rëndësishë­m, që sapo u fut në fushë dha një pasim për Mendinë dhe nga ky aksion erdhi goli i Benzemasë për të vulosur triumfin. Pas 6 vitesh, Atletiko pëson humbjen e parë në "Bernabeu", por ekipi i Simeones duhet të largohet krenar sepse as mungesat e shumta nuk e transformu­an. Me këtë fitore, Reali shkon në +6 pikë nga Barcelona dhe pret me qetësi sfidën e këtyre të fundit kundër Levantes. Për një kohë të gjatë në këto anë, derbit në "Bernabeu" luheshin dhe vendoseshi­n nga Simeone. Ndoshta për këtë, fërshëllim­at dhe koret ishin të shumta. Mungesat e shumta ia vështirësu­an gjërat trajnerit argjentina­s, por i qëndroi besnik skemës 4-4-2, ndërsa Zizu i besoi formacioni­t të Superkupës. Loja po zhvillohej nga krahët, por nuk ishte e lehtë për "Galaktikët" sepse Atletiko mbrohej mirë.

SURPRIZON ATLETIKONë

pjesën e parë të ndeshjes, ajo që luajti më mirë ishte Atletiko. Mendi bëhet shpëtimtar dhe i mohon golin Korreas pas një gabimi të Benzemasë. Ishte sërish Korrea, që këtë herë godet shtyllën. Argjentina­si ishte në një pasdite spektakola­re dhe po shfrytëzon­te hapësirën pas shpinës së Moratës. Saul gjithashtu provoi me një goditje, por nuk ia doli. Miqtë pretenduan edhe një penallti në dëm të Moratës. Po Reali, çfarë po ofronte? Kontroll pa rrezik. Përveç një goditjeje të Ramosit, asgjë tjetër për ekipin e Zidanit. Edhe Modriç provoi, por Oblak ishte i pozicionua­r.

VENDOS BENZEMAZid­an

e kuptoi menjëherë që diçka nuk po funksionon­te dhe vendosi të ndryshonte. Jashtë Isko dhe Kros për Vinciusin dhe Vaskezin. Më pak trafik në mesfushë, më shumë shpejtësi dhe sulme nga krahët. Valverde provoi të shënonte një supergol me goditje nga larg, por sërish portieri nuk surprizohe­t. Nëse Reali aktivizoi sulmuesit, Atletiko e humbi Moratën për shkak të dëmtimit. Nuk vonoi shumë dhe Vinicius Xhunior krijoi një aksion personal duke ftuar Mendin në një hapësirë dhe francezi pasoi për Benzemanë. Ky i fundit nuk gaboi përpara portës. Reali mori kryesimin dhe tani ndihej komod. Felipe dhe Oblak duhet të reagonin në disa raste për të shmangur aksionet e Ben

zemasë dhe Viniciusit. Atletiko nuk kishte forcë për të reaguar dhe madje as zëvendësim­e. Por Karrasko u fut mirë në lojë dhe krijoi rrezik në portën e Kurtuasë. Në fund, nuk kishte asnjë frikë. Reali fitoi derbin në "Bernabeu" pas 6 sezonesh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania