Panorama Sport (Albania)

Konte bën kryqin pas merkatos: Eriksen titullar

“Kristian është gati, me Udinezen do të jetë e rrezikshme”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pasi siguroi kalimin në gjysmëfina­let e Kupës së Italisë, trajneri i Interit, Antonio Konte, është rikthyer të flasë për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Udinezes. Zikaltrit do të luajnë sot në mbrëmje një transfertë delikate për titullin kampion, teksa kërkon vetëm tri pikët, por mbi të gjitha kërkon përqendrim, duke qenë se Interi do të zbresë në fushë pasi të ketë mësuar edhe rezultatin e Juventusit, i cili luan që në mesditë me Fiorentinë­n.

Konte, si duket gjendja e skuadrës para ndeshjes me Udinezen?

Morali është i lartë pas fitores në Kupë, por kjo nuk do të kishte asnjë vlerë nëse nuk do të merrnim tri pikët ndaj Udinezes.

Jeni të kënaqur me merkaton?

“Haleluja” (qesh)! E kam shpjeguar që në ditën e parë se çfarë do të ndodhë në merkato. Nëse do të kishim shitur më parë lojtarë, do t’i kishim blerjet e reja më shpejt pranë nesh. Shitëm Politanon dhe blemë Eriksenin, dy të tjerë shkuan në formë huazimi dhe morëm po në formë huazimi dy të tjerë. Isha i sinqertë pasi e dija.

Është gati Eriksen që të zbresë në fushë? Çfarë prisni nga ai?

Kristian kishte kohë që luante pak me Totenhemin, por përpos kësaj e gjeta në një gjendje të mirë fizike. Ishte në formën që prisja. Sot (dje) ai kreu stërvitjen e tij të katërt me ne dhe po hyn në skemat tona të lojës. Kam biseduar gjatë me të për ta informuar mbi atë çfarë duam dhe presim nga ai. Kristian është një lojtar që kupton menjëherë. Jemi të lumtur që është pjesë jona. Ai do t’i bashkohet një kontigjent­i të mirë lojtarësh në mesin e fushës.

Mund ta krahasojmë Eriksenin me Zidanin?

Ai ka karakteris­tika shumë të ndryshme nga të tjerët. Eriksen ka kualitet, vizion për lojën dhe mund të shënojë gola. Ai mund të jetë një vrasës para porte. Zidan kishte të tjera karakteris­tika.

Sa të rëndësishë­m do të jenë Sançez dhe Espozito tani që mungon Lautaro?

Vetëm njëri nga të dy do të luajë. Mungesa e Lautaros është e rëndësishm­e, pasi ka luajtur më shumë ndeshje me Lukakun dhe fakti që nuk do të jetë në dy takimet e radhës

do të na mungojë. Skualifiki­mi i tij do të jetë një mundësi për lojtarët që kanë luajtur më pak.

Është ky grup gati që të luftojë në të gjitha frontet apo duheshin ende përforcime?

Koha do ta tregojë. Duhet të flasim për lojtarët që ndodhen këtu, jam i lumtur që punoj me këta djem. Më vjen keq për ata që u larguan pasi Lazaro, Dimarko dhe Politano ishin shumë të lidhur me skuadrën. Edhe djemve u ka ardhur keq për largimin e tyre. Ndërkohë, tre të rinjtë që i janë bashkuar skuadrës duhet ende të mësojnë gjuhën. Jemi ne ata që duhet t’u ofrojmë atyre kushtet më të mira për t’u ndier si në shtëpi, kjo do t’i ndihmojë ata të ambientohe­n më shpejt.

Marota deklaroi se Interi është në rrugën e duhur. Mendoni se eksperienc­a juaj në Angli ndihmoi edhe në tri afrimet nga Premier Liga?

Kam fituar dy trofe në dy vite atje dhe në Angli, më besoni, nuk është një shëtitje. Klop është në vitin e katërt të tij në Premier Ligë dhe ende nuk ka fituar në rang kombëtar.

Guardiola e bëri. Por, unë di të them se jam i lumtur që Jang, Mozes dhe Eriksen zgjodhën të vinin te ne. Kjo duhet të na bëjë krenarë, pasi do të thotë se Interi po shikohet me syrin e duhur. Mendoj që të gjithë ne që punojmë tek Interi duam të shkëlqejmë, por për këtë duhet të kemi durim, ndonëse sinjalet janë ato të duhurat.

E prisnit një Juve disi më pak të dobët dhe një Lacio kaq të fortë?

Nuk më intereson aspak të flas për skuadrat e tjera. E kam thënë edhe në fillim të sezonit se duhet të shikojmë

veten tonë. Jam i lumtur që punoj tek Interi dhe tani mund të them me bindje se kemi bërë një punë të mirë në këta 6 muajt e parë.

Si do ta përgatisni skuadrën në periudhën shkurt-mars për të parandalua­r vështirësi­të e së kaluarës?

Kur kjo periudhë të nisë, do të kryqëzojmë gishtat dhe të shpresojmë që të mos kushtëzohe­mi nga dëmtimet. Të gjithë e keni parë se çfarë ka ndodhur në këta pesë muajt e fundit. Shumë lojtarë kanë luajtur çdo tri ditë. Shpresoj që të kem më shumë mundësi të kryej rrotacione në të ardhmen për të çlodhur njërin apo tjetrin lojtar.

Është rikuperuar Brozoviç dhe çfarë ndeshjeje prisni nesër (sot)?

Brozoviç kreu stërvitjen e parë të tij ditën e premte dhe do të jetë në Udine me ne. Do të bëjmë vlerësimet për gjendjen e tij dhe më pas do të shohim nëse do të luajë apo jo. Pres një ndeshje të vështirë. Udineze është një skuadër e fortë fizikisht dhe në fazën e parë na vunë shumë herë në vështirësi. Do të jetë një ndeshje jo e lehtë, ashtu siç janë të gjitha takimet këtu në Itali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania