Panorama Sport (Albania)

Duro shfryn për merkaton: Nuk erdhën lojtarët që doja

“Flamurtari i ka hapur punë kujtdo, duhet kujdes”

- SKERDILAID SULOZEQI

Shpëtim Duro nuk i be son renditjes dhe as krizës së Flamurtari­t. Gjatë konferencë­s së dhënë dje për mediat, trajneri thekson se vlonjatët nuk duhen marrë kurrsesi lehtë. Më shumë se me 90 minutat që do të luajnë sot në transfertë, tekniku u mor me merkaton. Ka folur më shumë se hapur, duke kujtuar se nuk mori asnjë nga lojtarët që priste. Është skeptik për Goberd Kuper, derisa italo-ganezit i mungojnë minutat dhe mbi të gjitha nuk e ka parë vetë. Në fund s’i ka kursyer elozhet as për Kristal Abazajn, të cilin e kishte në krah gjatë konferencë­s.

Si e shihni sfidën ndaj Flamurtari­n?

Çdo ndeshje ka rëndësinë dhe historinë e vet, siç është kjo me Flamurtari­n. Pavarësish­t pozicionit që ka, e rëndësishm­e është që ne duhet të japim maksimumin. Janë në fund, por kanë lojtarë me përvojë brenda. U kanë hapur probleme edhe skuadrave të tjera, kështu që ne e vlerësojmë maksimalis­ht këtë sfidë.

A ka ardhur koha që Kukësi të bëjë shkëputje kundrejt rivalëve?

Nuk mendoj për shkëputjen, por ta fitojmë këtë ndeshje. Kjo ka rëndësi për mua. Më pas të shohim rezultatet e skuadrave të tjera dhe ndeshjet në vazhdim.

I druheni një përgjumjej­e apo neglizhenc­e ndaj Flamurtari­t, ashtu si në Gjirokastë­r më parë?

Këto ndeshje duhet të interpreto­hen me qëllim që të fitohen. Edhe në Gjirokastë­r nuk kishte neglizhim nga skuadra. Nuk ka tolerime. Patjetër

këtu e kam frikën, pasi nuk është njëlloj si të luash në ambiente të tilla, siç luajtëm me Partizanin dhe Tiranën. Ndaj, them se duhet interpreti­m për të marrë maksimumin në këtë ndeshje.

Jeni i kënaqur nga drejtuesit për merkaton, duke qenë se keni afruar vetëm një sulmues të ri?

Sot mund të flas për merkaton, pasi është mbyllur. Do të them ato që kam për të thënë. E kam theksuar me mbarimin e gjysmës së kampionati­t se nuk ka nevojë për shumë ndërhyrje. Doja vetëm zëvendësue­s për Kitanovski­n dhe Dakun e larguar. Që në fillim kisha piketuar Demon, prej një muaji më saktë. Kishim shpresa deri në fund, por ai nuk u la i lirë nga Luftëtari. Ka qenë zgjedhja ime personale. Para një muaji i kam kërkuar klubit edhe sulmuesin kongolez, që besoj se do të bënte diferencën. Një superlojta­r, talenti më i mirë në Kongo,

vetëm 20 vjeç. Do ta bënte diferencën në kampionati­n shqiptar, Gondri Bibonge. Që prej një muaji kam qenë vetë në kontakt me lojtarin, klubin dhe çdo gjë ishte OK. Jam shqetësuar dy ditë më parë, kur erdhi përgjigjja negative për vizën. Kjo është situata me ato që unë kam kërkuar.

Po sulmuesi që ka ardhur, si ju duket?

Sulmuesin që ka ardhur nuk e njoh, kanë pasur kontakte drejtuesit. Të jem i sinqertë, nuk kam informacio­n për lojtarin. Mbetet që ta shohim, pasi unë s’e kam zakon që të marr lojtarë pa i parë vetë. Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord me menaxherin. Jam skeptik, pasi është lojtar i ri dhe ka bërë shumë lëvizje. Këto nuk më pëlqejnë, ndërkohë nuk ka as shumë minuta.

Duke parë merkaton dhe transferim­et e janarit në elitë, cili është rivali që është forcuar më shumë?

Skuadrat me emër si Tirana apo Partizani do të jenë rivalë të fortë deri në fund. Këto i shoh si kandidate, pa i mohuar të drejtën për të pretenduar Bylisit apo skuadrave të tjera.

Si është gjendja e grupit për nesër (sot)?

Kemi dhe një mungesë për Flamurtari­n, Rrocën, ka probleme me kaviljen, është dëmtuar dje. Ishte në një moment mjaft të mirë, por edhe ndaj Partizanit ka qenë pak i dëmtuar. Do një rikuperim prej 10 ditësh, është një mungesë shumë e rëndësishm­e.

Një koment për Abazajn? Marr rastin për pyetjen ndaj Abazajt. Kristali është një lojtar që shënon, por mbi të gjitha është kolektiv dhe nuk ka ambiciet që të jetë vetëm ai që të bëjë golat. Ju e keni parë në të gjitha ndeshjet, sa shumë asiste ka dhënë për shokët me ato depërtimet e tij. Kjo është shumë pozitive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania