Panorama Sport (Albania)

Milani humb Ibrën, Pioli: Verona vlen Champions-in

"Do ta shpërblej besimin, mezi pres të debutoj'"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Aleksi Selemekers, blerja e fundit për Milanin gjatë merkatos së janarit, do të jetë rregullish­t sot në stol me skuadrën. 20-vjeçari i ardhur nga Anderlehti për 8 milionë euro, i cili ka zgjedhur numrin 56, i njëjti që mbante në Belgjikë, dje ka kryer stërvitjen e parë me grupin. Fotot e para për mesfushori­n me ngjyrat kuqezi krah tifozëve, por edhe fjalët e para si lojtar i "Djallit": "Jam shumë i emocionuar. Dita e parë si lojtar i Milanit do të jetë përgjithmo­në e skalitur në kujtesën time. Një ëndërr fëmijërie u bë realitet teksa i bashkohem një prej klubeve më legjendare në botë. Jam i lumtur dhe gëzimi shtohet kur shoh buzëqeshje­t e familjes, e cila më ka mbështetur dhe duruar deri më sot. Nuk kam qenë kurrë i zoti me fjalët, por kjo

lumturi nuk mund të përshkruhe­t".

OBJEKTIVA E IDHUJ -

Selemerks nuk ka harruar të falënderoj­ë të gjithë ata që mundësuan transferim­in e tij të parë në karrierë. Shumë i lumtur belgu, i cili ka shtuar në fjalën e tij: "Një rrugëtim i ri po nis dhe

mezi pres të shpërblej besimin e të gjithëve ndaj meje. E vlerësoj kontributi­n e kujtdo që më ndihmoi të hedh këtë hap. Faleminder­it klubit të Anderlehti­t! Tashmë firma me Milanin është një lajm që e jap me shumë krenari. I falënderoj drejtuesit për besimin që shfaqën ndaj meje dhe u premtoj se do të jap maksimumin çdo ditë për të nderuar historinë e këtij klubi të madh. Aventura le të fillojë, ndaj: Forca Milan!" Djaloshi ka folur gjithashtu për objektivat dhe idhujt e tij në pritje të debutimit, që mund të ndodhë që sot kundër Veronës. "Për nga

mendësia dhe dëshira për të fituar, shembulli është Zlatan Ibrahimovi­çi. Frymëzohem shumë prej tij. Jam i emocionuar që stërvitem pranë këtyre kampionëve dhe e di që të tjera emocione më presin kur do të më jepet mundësia të shkel barin e 'San Siro'-s. Ndoshta është herët për të përcaktuar objektivat, por me siguri që do të bëj të pamundurën në çdo ndeshje për të ndihmuar ekipin", ka përfunduar deklaratën e tij Aleksis Selemekers.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania