Panorama Sport (Albania)

Flamurtari fiton Kupën, thyen Partizanin në Vlorë

Skuadra e Viron Toskës rrëmben trofeun e parë të sezonit

- ENRIKO GABAJ

Është Flamurtari skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë 2020 në basketboll për femra. Vlonjatet mposhtën dje në finale Partizanin me rezultatin 110-85, duke e koleksionu­ar trofeun e 19-të në historinë e klubit. Ndërsa nga ana tjetër, ëndrra e Partizanit për suksesin e parë në këtë kompeticio­n shuhet në finale. Flamurtari me 4 të huaja në përbërje dhe Partizani me një skuadër tërësisht vendëse, dhuruan një basketboll shumë të bukur. Takimi nisi me shumë emocione dhe interes nga të pranishmit vlonjatë, por edhe nga ata të ardhur nga kryeqyteti. Perioda e parë ishte spektakola­re, e luftuar, në të cilën skuadrat u ndanë me 1 pikë, ku kryeqyteta­set fituan minimalish­t 23-24. Ndeshja luhet me ritëm të lartë, karakteris­tikë për një përballje si kjo mes dy ekipeve më të mira të Shqipërisë. Në periodën e dytë vlonjatet bënë autokritik­ë, duke e kthyer gjithçka në avantazh të tyre e duke fituar periodën 28-17. Ndërprerja u dha mundësinë trajnerëve të jepnin instruksio­net aq të vyera në ato çaste ankthi. Me rifillimin

e periodës së tretë, Flamurtari sërish me eksperienc­ën që ka parakaloi, duke shënuar plot 32 pikë kundrejt 15 të Partizanit. Kalimi i sekondave në fytyrat e lojtareve ishte një pamje e emocion më vete, që kjo përballje solli. Vajzat e drejtuara nga trajnerja Koçi

reaguan në periodën e fundit duke e fituar 27-29, por kjo ishte e pamjaftues­hme për të përmbysur shifrat. Plot 5 lojtare të Flamurtari­t regjistrua­n statistika dyshifrore në shënimin e pikëve, ku spikati amerikania Bei me 25, që ishte edhe shënuesja më e mirë e ndeshjes. Për kryeqyteta­set, edhe një herë tjetër lojtarja më e mirë ishte Lalaj, por 24 pikët e shënuara prej saj nuk mjaftuan për t'i dhënë suksesin Partizanit. Në fund u bë edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut nga presidenti Ponari, me festën e vlonjateve që shpërthyen në parket. Kështu, pas dy vitesh thatësirë, Kupa rikthehet te Flamurtari, me vlonjatet që mbeten favorite kryesore edhe për fitimin e kampionati­t dhe të Superkupës, pasi këtë gjë e dëshmon më së miri ecuria e këtij edicioni, ku njohin vetëm fitore, madje të gjitha me tri shifra.

 ??  ?? Flamurtari, fitues i Kupës së Shqipërisë
Flamurtari, fitues i Kupës së Shqipërisë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania