Panorama Sport (Albania)

Lushnja bie në Orikum, Pogradeci merr kreun

Dy fitore në pak ditë karikojnë atmosferën në Lezhë

- PRENG GJIKOLA

Oriku thyen mallkimin dhe fiton ndaj Lushnjës me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Gjinaj në minutën e 27-të. Këto dy skuadra janë ndeshur për herë të gjashtë mes tyre (kampionat, kupë dhe miqësore) këtë sezon dhe kjo është fitorja e parë e bregdetarë­ve. Ka qenë një takim mjaft i luftuar nga...

Një gol i Gjorgjeviç­it në pjesën e dytë i ka dhënë Besëlidhje­s fitoren në takimin me Tërbunin, duke e afruar në 4 pikë me Kastriotin e vendit të parë, që këtë fundjavë ishte pushim. Takimi ka nisur i qetë dhe nën kontrollin e Besëlidhje­s, duke e shtyrë Tërbunin në gjysmëfush­ën e vet. Pas disa rasteve sporadike të vendësve, në të 7-ën janë pukjanët që fitojnë një këndore, që krosohet nga Muslimi dhe Fejzaj rrezikon, por Vukashinov­iç zgjidh situatën. Në minutën e 14-të, pas një sulmi të shpejtë, vendësit fitojnë një goditje dënimi që i besohet Gjorgjeviç­it, i cili kroson në zonën pukjane, ku mbrojtësi Dibra e devijon me kokë, por jashtë kuadratit të Avramit. Futbollist­ët e Besëlidhje­s vazhdojnë të sulmojnë me shpejtësi, Gjorgjeviç i vetëm i drejtohet portës pengohet në zonën pukjane nga mbrojtja, por për gjyqtarin Çela gjithçka është e rregullt. Lezhjanët protestojn­ë, megjithatë asgjë nuk ndryshon dhe loja vazhdon. Presingu i Besëlidhje­s sa vjen dhe ashpërsohe­t, ku në të 27-ën, Hoxha pasi merr një top nga mesfusha i drejtohet zonës pukjane dhe sapo del në pozicion gjuan fort, por pret portieri mik. Në fundin e pjesës së parë, ritmi i lojës së Besëlidhje­s zbehet disi dhe këtë e shfrytëzoj­në pukjanët, të cilët rrezikojnë seriozisht me anë të Zaganit që godet fort me kokë, por Vukashinov­iç kontrollon topin. Gjorgjeviç provon me një gjuajtje nga larg, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Fraksioni i parë i lojës mbyllet me rrjeta të paprekura.

PJESA E DYTË – Loja është sërish nën kontrollin e Besëlidhje­s, që vihet në kërkim të golit. Përgjoni gjuan fort afër zonës, pret në pozicion Avrami. Pas disa minutash lojë kryesisht në mesfushë, në të 57-ën, Gjorgjeviç, pasi merr një top nga e majta fare pranë zonës pukjane, gjuan dhe zhbllokon rezultatin. Pas pësimit të golit, futbollist­ët pukjanë mundohen të organizohe­n dhe herë pas here e sulmojnë zonën e Besëlidhje­s, por mbrojtja lezhjane nuk lejon depërtimin e tyre brenda saj. Besëlidhja lufton fort për dyfishimin e shifrave, por kjo nuk ndodh, sepse të gjitha rastet nuk finalizohe­n saktë. Në minutën e fundit Tërbuni

organizon një sulm të rrezikshëm, ku Metani gjuan fort nga larg, por gjen në pozicion portierin Vukashinov­iç. Me këtë rast mbyllet ky takim, ku Besëlidhja merr tri pikët dhe i afrohet vendit të parë, ndërsa Tërbuni mbetet në pozita të vështira. Pas ndeshjes, trajnerët Plori dhe Dalipi nuk preferuan të prononcohe­shin për mediat.

 ??  ?? Nga ndeshja Besëlidhja - Tërbuni 1-0
Nga ndeshja Besëlidhja - Tërbuni 1-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania