Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Shqipëria, “poker” dhe kualifikim

Federata Shqiptare e Basketboll­it zhvilloi dje asamblenë vjetore

- Ermal Sika

Në Vlorë u zhvillua dje asambleja vjetore e Federatës Shqiptare të Basketboll­it. FSHB ka zhvilluar analizën e hollësishm­e të rezultatev­e dhe aktivitete­ve të të gjitha ekipeve, që nga moshat e deri te të rriturit, për femra dhe meshkuj, si dhe ekipeve kombëtare. Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, tha se ky vit do të jetë shumë i veçantë për shumë arsye, ku theksoi si prioritet ka lobimin e mbështetje­n financiare për basketboll­in dhe ligjin për sponsorizi­met. Ndërkaq, dje u miratuan disa ndryshime në programin e federatës. Pikë e rëndësishm­e ishte miratimi i buxhetit për vitin 2020. Në një intervistë për "Panorama Sport", presidenti Ponari foli për asamblenë dhe objektivat për këtë vit.

Zoti Ponari, pse zgjodhët Vlorën për zhvillimin e mbledhjes vjetore të asamblesë?

Kemi zgjedhur Vlorën, pasi këtu vendosëm që të zhvillohes­hin edhe finalet e Kupës së Republikës, një aktivitet shumë i rëndësishë­m. Duke qenë se ekipi i Flamurtari­t ka gjithë këto vite që i jep tonin basketboll­it të femrave, menduam që do të ishte mjaft mirë që kjo finale dhe kjo mbledhje të zhvillohej këtu, në një qytet të bukur me plot diell që unë e pëlqej, sepse këtu kam mbaruar Shkollën e Marinës dhe kam nostalgji për Vlorën.

Cili është prioriteti për këtë vit? Është një përpjekje për të nxitur të gjitha shoqatat e basketboll­it që të përpiqen me çdo mundësi që kanë për të kapërcyer çdo problem financiar dhe t'i japin basketboll­it tonin e duhur, për ta bërë atë sa më të ndjeshëm dhe të jetë sa më pranë të rinjve.

Cilat janë përpjekjet për të zhvilluar ekipet e basketboll­it dhe çfarë arritjesh kishte 2019-ta?

Ne jemi në vazhdim të një programi të rëndësishë­m, të nisur katër-pesë vite më parë dhe presim që rezultatet t'i kemi në dy vitet e ardhshme, sepse kemi 4-5 vjet që marrim pjesë në të gjitha eliminator­et europiane, me të gjitha grupmoshat, duke nisur nga 16-vjeçarët. Ky vit dhe viti tjetër presim që të japë një kombëtare më dinjitoze, pasi 16vjeçarët e para katër viteve tani janë 20-vjeçarë. Presim një kombëtare në nivelin e duhur, pasi këta djem dhe vajza vijnë me përvojë tashmë. Gjithashtu, kemi projektin e basketboll­it në shkolla të mbështetur nga FIFA, ku po marrim rezultate pozitive.

Jeni i kënaqur me kombëtaret?

Nuk janë aty ku duhet të jenë, por po përpiqemi që me programet që kemi, t'i nxisim më shumë.

Ka krizë financiare te basketboll­i?

Nuk do ta quaja krizë. Ka mungesë ligji për sponsorizi­min. Ligji për sponsorizi­min i jep liri çdo shoqate dhe grupimi sportiv për të rritur aftësitë menaxhuese, formalizon sportin dhe e shkëput atë nga të gjitha strukturat shtetërore. Duam që të ndërtohet një ligj i barabartë për të gjithë dhe gara të jetë e hapur për të mbështetur sportin, pasi e gjithë bota të parën gjë ka bërë ligjin për sponsorizi­met, pastaj ka zhvilluar sportin.

I kënaqur me buxhetin që keni në dispozicio­n këtë vit?

Është shifër e ulët kundrejt 7 ekipeve kombëtare që marrin pjesë ne eliminator­et e Europianit, pa llogaritur veprimtari­të e brendshme dhe aktivitete të tjera.

 ??  ?? Moment nga ndeshja Farka-Studenti
Moment nga ndeshja Farka-Studenti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania