Panorama Sport (Albania)

Martini: Duam Europën, merkato do na shpërblejë

“Një ndeshje si gjithë të tjerat, nuk dalim pa pikë nga Tirana”

- ZAMIR QYPI

Trajneri i Teutës, Edi Martini, në një inter vistë të dhënë për "Panorama Sport" në prag të ndeshjes me Tiranën, është i bindur te forca e ekipit të tij. Martini shpreson që tifozët të jenë të shumtë në mbështetje të skuadrës. Ai mendon që ndaj bardhebluv­e është thjesht një ndeshje e radhës dhe asgjë më tepër, ndërsa paralajmër­on se ndaj Tiranës do të bëjnë çmos që të arkivojnë një trepikësh. Pas fitores me Bylisin në kampionat dhe Erzenin në Kupë, shkoni në Tiranë. A jeni gati që të "sfidoni" ekipin e momentit?

E dimë që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi siç e thatë edhe ju, Tirana është ekipi më i mirë i momentit, sepse ka arritur shumë rezultate pozitive. Kjo gjë nuk na demoralizo­n, por na mobilizon më tepër për të dhënë 100% në fushën e lojës. Duhet të shkojmë në Tiranë për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Kjo është e rëndësishm­e për ne nesër (sot).

Fakti që Tirana ka pesë fitore radhazi, a e bën të frikshme?

Të gjitha ndeshjet janë shumë të forta. Për mua të gjitha ndeshjet janë ndeshje jave, pasi diferenca mes ekipeve është shumë e vogël. Media e ka bërë që të jetë një ndeshje e përmasave më speciale. Unë mendoj që është një ndeshje mes rivalësh dhe një sfidë si gjithë të tjerat. Nuk dua ta mbivlerëso­j si ndeshje radhe, ku si Teuta dhe Tirana duan t'i marrim pikë njëra-tjetrës. Ky duel ka një specifikë të veçantë, pasi përballen dy skuadra që në 2020-ën festojnë edhe 100-vjetorin... A do të ishte një fitore, një dhuratë për tifozët?

Çdo ndeshje është e rëndësishm­e, ne duhet të mbajmë diferencën me rivalët që kemi, sepse pretendime­t tona janë të shkojmë në Kupat e Europës dhe mendoj që është një objektiv mëse i arritshëm. 100-vjetori nuk ka ndonjë lidhje të madhe me ketë ndeshje, sepse 100 vite janë deri në fund të kampionati­t. Nëse Teuta në fund të kampionati­t do të realizojë ato objektiva që ka, të dalë në Kupat e Europës do jetë një ogur i mirë për një ekip, i cili realizon thjesht objektivat që ka para sezonit.

Sa i kënaqur jeni me merkaton dhe lojtarët e afruar?

Unë besoj se kemi bërë blerjet e duhura. Normale që do t'u jepet mundësia dhe koha, pasi dhe gjendja e tyre s'ka qenë në maksimumin e duhur. Nuk janë afruar që në ditët e para të merkatos dhe kjo ka qenë pak problem për ne, pasi nuk janë njohur akoma me grupin. Unë mendoj që kemi bërë një merkato shumë të kujdesshme dhe shpresoj që ata lojtarë që kemi marrë, të na e shpërblejn­ë në fushën e lojës.

Cili mendoni se është formacioni ideal për të gjetur rrugën e golit?

Është një ndeshje shumë delikate dhe mendoj që do jenë detajet ato që do ta vendosin ndeshjen. Unë e kam theksuar dhe më përpara, golin s'e shënojnë sulmuesit, por e gjithë skuadra. Ne kemi bërë çmos dhe gjatë javës kemi punuar në

të gjitha drejtimet, duke parë dhe kualitetet që Tirana ka dhe formën e mirë që po kalon. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të ato objektiva që kemi.

Si është situata me tifozët? A do ketë mbështetës të Teutës në stadium?

Unë shpresoj që të kemi tifozë të Teutës në stadium. Gjithsesi, edhe nëse s'do jenë në Tiranë, ne jemi të bindur që ata janë me sy nga ekrani, pasi Teuta përfaqëson një qytet. Një qytet që e do futbollin. Unë shpresoj shumë që t'ua shpërblejm­ë me lojë dhe me rezultat këtë ndeshje. Kjo është e rëndësishm­e për mua dhe për ekipin.

Sipas jush, cilët janë rivalët e Teutës në objektivin Europë?

Ne kemi humbur një ndeshje në fund të fazës së dytë në shtëpi ndaj Laçit, ku bëmë një takim jo të mirë. Fituam me Bylisin, por me vështirësi. Kjo do të thotë që diferencat mes ekipeve janë të ngushta. Kaq shumë, saqë nga java në javë mund të ketë surpriza në tabelën e klasifikim­it. Mendoj që duhet të kemi kujdes ndaj çdo ekipi, pasi pikët njësoj janë, si të fitosh me Partizanin apo t'i fitosh me Vlorën, Luftëtarin apo dhe ndaj Tiranës. Fitorja vlen tri pikë në çdo rast. Kështu që, duhet të jemi të kujdesshëm në çdo ndeshje që na vjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania