Panorama Sport (Albania)

Çoçlli: Të përsërisim Kukësin, ja mesazhi im për lojtarët

- Tomor Shehu

Takimi i sotëm ndaj Partizanit është special për trajnerin e Luftëtarit, Nikolin Çoçlli, pasi do të drejtojë ndaj ish-skuadrës ku ka qenë lojtar dhe trajner. Përtej emocioneve dhe nostalgjis­ë, Çoçlli ka kërkuar nga bluzinjtë të shfaqin më të mirën, ashtu siç e nisën këtë vit në takimin me Kukësin. Mbijetesa shikohet si mision i vështirë, për vetë diferencën që kanë me vendin e tetë në klasifikim. Gjithsesi, trajneri Çoçlli, në intervistë­n e dhënë para ndeshjes me Partizanin, shprehet optimist për të ardhmen e të rinjve të Luftëtarit.

Merkato u hap në fund, por u federuan vetëm lojtarë të rinj në moshë. Para merkatos u përgatitëm ta përforconi­m ekipin me lojtarë me eksperienc­ë, duke u mbështetur te boshti i skuadrës që kishim. Na penalizoi bllokimi dhe momenti i hapjes e bëri të sforcuar merkaton. Besuam deri në fund dhe kjo tregon përpjekjen që drejtuesit bënë për më të mirën në limitet e merkatos. Kjo është një shenjë për skeptikët, duke i dhënë mesazh skuadrës dhe neve si staf.

Sa shanse ka që ta përsërisni duelin me Kukësin edhe ndaj Partizanit?

Shenjat janë dhënë. Skuadra është ndërgjegjë­suar për shkallën e lartë të vështirësi­së që rezervon ky kampionat. Lojtarët lanë shenjë pozitive ndaj Kukësit dhe në fragmente të veçanta me Tiranën. Ne si staf insistojmë te vazhdimësi­a, një element që na duhet te skuadra, e tëra e re në përbërje. Si trajner, pres nga lojtarët që ndeshjen me Kukësin ta marrin e vlerësojnë si etalonin takimeve me nota pozitive.

Partizani po kalon një moment të errët, do t'ju ndihmojë kjo sot?

Në fushë do futemi si të barabartë. Luajnë 11 kundër 11, por është një thikë me dy presa përballja me Partizanin. Ne e vlerësojmë si skuadër, sepse ata do mundohen të bëjnë kthesën e madhe, ashtu si dhe ne, ku dihet situata. Shpresojmë që nga kjo ndeshje të triumfojë ai që do të tregojë gjendjen më të mirë për të përmbysur situatat.

Vendi i 8-të është 15 pikë larg, mbijetesa a është mision i pamundur?

Është një mision i vështirë. Kurrsesi Luftëtari nuk do të dorëzohet. Do bëjmë garë të ndershme dhe dinjitoze. Duke luajtur me vërtetësi, shpirt dhe përkushtim, do përballemi denjësisht me kundërshta­rët. Unë besoj te lojtarët e mi. Përmes kësaj interviste kam një thirrje për lojtarët: Të ruajnë qetësinë, të ndërgjegjë­sohen për vlerat dhe personalit­etin që kanë në shërbim të Luftëtarit.

Keni ndonjë lojtar që ju mbeti peng, duke mos e marrë në janar?

Si gjithë trajnerët, edhe unë kam idetë dhe strategjit­ë e mia në formatimin e skuadrës triumfuese. Vonesa në hapjen e merkatos bëri që lojtarë si Aleksandro­s Zaimi dhe Renato Spahiu të iknin dy ditë para se të hapej drita jeshile. Mesfushori i Laçit, Zaimi, do të ishte lojtari vendimtar në boshtin e skuadrës aktuale. Është një lojtar me perspektiv­ë dhe jam i bindur se do të bëjë mirë në çdo ekip që do aktivizohe­t. Edhe Spahiu do ishte një lojtar me vlera për Luftëtarin në gjysmën e mbetur. Çdo lojtar ka të drejtën e tij për të vendosur, kur bëhet fjalë për fatin e tij. Në skuadër lojtarët e rinj kanë mundësitë maksimale për të shfaqur cilësitë. Luftëtari, krahas objektivit madhor, qëndrimin në Superiore, ka për objektiv promovimin e lojtarëve të rinj, një tjetër objektiv ky për ne si staf teknik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania