Panorama Sport (Albania)

Situatë kaotike në Vlorë, ekipi ‘ngujohet’ në stadium

Afrimet në tentativë pritet të largohen bashkë me... Troisin

- ERMAL SIKA

Situatë kaotike në Vlorë. Pas mosfederim­it të lojtarëve të mbërritur gjatë merkatos së janarit, gjendja te Flamurtari është rënduar edhe më shumë. Pavarësish­t situatës që nuk duket pozitive, në krye të pankinës vlonjate për ndeshjen e sotme me Kukësin me shumë mundësi do të vijojë të jetë braziliani Marcelo Troisi, ndonëse duket se edhe vetë ai i ka orët e numëruara te Flamurtari. Bruno Lipi, Uelder Kosta, Indio Oliveira dhe Lukas Ramos kanë qenë edhe dje në Vlorë, ku janë stërvitur me ekipin, por qëndrimi i tyre nuk do të jetë i gjatë. Ata do të largohen ashtu sikundër bëri edhe ish-lojtari i Milanit, Taje Taivo, apo Flosard Malçi. Burime pranë klubit vlonjat bëjnë me dije për “Panorama Sport” se këta lojtarë të mbetur pa u federuar kanë kërkuar dje largimin. Madje, Bruno Lipi dhe Lukas Ramos u ‘morën në qafë’ nga trajneri Troisi, pasi ata kishin oferta konkrete nga Oriku, por braziliani nuk i lejoi me shpresën se mund të hapej merkato në limite, gjë që nuk ndodhi. Të mbetur pa u federuar, ata tashmë nuk kanë pse të qëndrojnë më në Vlorë, por u “dogjën” njëkohësis­ht edhe nga ofertat e tjera në kampionati­n shqiptar.

PËRGATITJE­T- Flamurtari ka mbyllur dje përgatitje­t për ndeshjen e sotme, që do të luhet në Vlorë me Kukësin në orën 17:00. Nën drejtimin e trajnerit brazilian, Marcelo Troisi, Flamurtari është stërvitur dje paradite në ambientet e stadiumit. Bashkë me grupin tjetër të lojtarëve që luajnë në formacion, ishin dje në stërvitje edhe lojtarët e pafederuar: Bruno Lipi, Uelder Kosta, Indio Oliveira dhe Lukas Ramos. Ekipi është ‘ngujuar’ dje në stadium, ndoshta me

qëllim që lojtarët të jenë më të ‘miqësuar’ me fushën, pasi aty do të luhet edhe sot. Por një tjetër arsye ka qenë edhe mbajtja e skuadrës larg presionit mediatik apo të tifozëve. Duke qenë se situata është kritike dhe e vështirë, as trajneri Troisi dhe as futbollist­ët nuk kanë

dalë dje në konferencë për shtyp, duke mbyllur gojën përpara ndeshjes së sotme, e cila është sa e rëndësishm­e, po aq edhe e vështirë.

SARRIS- Flamurtari i këtij sezoni është i detyruar të vuajë në çdo aspekt, ku shqetësues­e ka qenë edhe gjendja fizike dhe dëmtimet e disa lojtarëve. Njëri nga këta lojtarë me probleme është Jorgo Sarris, i cili me gjasa e ka mbyllur që tani sezonin futbollist­ik. Greku mësohet se është dëmtuar rëndë në meniskun e gjurit. Dëmtimi është shumë i vështirë dhe me shumë mundësi mund të thuhet se lojtari e ka mbyllur vitin. Kjo ngjarje e papritur duket se vështirëso­n edhe më shumë situatën te Flamurtari, për shkak se greku ishte një nga futbollist­ët kryesorë të ekipit dhe duke ditur që merkatoja e dimrit ka qenë e bllokuar, gropa në ekip sa vjen e thellohet.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë mes Kukësit dhe Flamurtari­t
Çast nga ndeshja e fazës së parë mes Kukësit dhe Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania