Panorama Sport (Albania)

Bylisi teston blerjet e janarit para Vllaznisë

- Erjon Saliu

Bylisi vazhdon të surprizojë me aktiviteti­n e tij, ku edhe dy ditë para sfidës së javës së 20 të kampionati­t me Vllazninë, gjen kohë që të zhvillojë një ndeshje miqësore. Nuk është hera e parë që Bylisi luan miqësore para ndeshjeve zyrtare, siç ka qenë rasti para Laçit dhe Tiranës, ku kanë luajtur ndaj Albpetroli­t. Ballshiotë­t luajtën dje në kompleksin “Tropikal” një ndeshje testuese me kosovarët e Trepça ’89. Një ndeshje mjaft e bukur dhe e fortë nga të dyja skuadrat. Ky takim i shërbeu trajnerit Dovedan për të parë gjendjen e lojtarëve të rinj, që kanë mbërritur gjatë merkatos së dimrit. Bylisi ka qenë superior në pjesën e parë, duke fituar në shifrat 2-0. Qardaku dhe Peçi kanë shënuar për ballshiotë­t. Në këtë pjesë, trajneri Dovedan aktivizoi një formacion të përzier, me disa titullarë, por edhe me lojtarë që kanë ardhur në ditët e fundit të merkatos dhe me ata që kanë pasur pak hapësira në këtë fillimviti. Duke parë numrin e lartë të lojtarëve që ka në dispozicio­n, trajneri Dovedan i ka nisur ndërrimet që pjesën e parë, në mënyrë që t’u jepte mundësi të gjithëve të luanin, me përjashtim të Goxhajt, që ka qëndruar pushim sepse ka një dëmtim të lehtë. Lojtarët që kanë ardhur së fundmi nuk janë ambientuar si duhet, por trajneri Dovedan është më i qetë, pasi ka një formacion solid dhe mjaft konkurrenc­ë në grup. Pjesa e dytë ka qenë më e mirë për miqtë nga Kosova, pasi Trepça ‘89 ka shënuar dy gola duke e barazuar rezultatin në 2-2. Gjithsesi, rezultati përfundimt­ar mund të ishte edhe ndryshe nëse portieri Isli Hidi nuk do të kishte gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania