Panorama Sport (Albania)

Abazaj: I mbyturi të mbyt, kampion dalim të bashkuar

Sulmuesi: Ndaj Partizanit bëra detyrën, gjysmë goli

- S.Sulozeqi

Kristal Abazaj mundohet që ta largojë euforinë para Flamurtari­t, ndonëse saktëson se në Gjirokastë­r nuk ishte neglizhenc­ë. Gjatë daljes para mediave, sulmuesi evidenton se në Vlorë do të udhëtojnë vetëm për fitore. “Nuk mund ta quaj eufori atë ndaj Luftëtarit, pasi çdo ekip mund të bëjë një gabim. Ekipi reagoi mirë ndaj Partizanit, teksa morëm pikët. Treguam se kemi kapacitet për të mundur çdokënd. Flamurtari? Është ajo shprehja që ‘i mbyturi të mbyt’, por ne nuk shkojmë me këtë mendim në Vlorë, por vetëm për të fituar. Besoj, të gjithë bashkë do arrijmë objektivin, pasi siç dihet nuk ka më ekipe të lehta dhe çdo ndeshje është e vështirë. Pastaj, çdo kundërshta­r mundohet të japë maksimumin kundër një ekipi si Kukësi”, tha 23-vjeçari sa i përket ndeshjes së sotme. Heroi i fitores ndaj Partizanit komenton polemikat e shumta për golin “fantazmë”. “Golin ndaj Partizanit nuk mund ta quaj emocion, pasi kjo është detyra ime. Ai mund të quhet edhe gjysmë goli, në fakt ju e quani si të doni. I gëzohem trepikëshi­t dhe nuk mund ishte fitorja ime, por e skuadrës. Unë në çdo stërvitje mundohem të jap maksimumin të shënoj, pasi çdo gjë shikohet në stërvitje, bëhet edhe në ndeshje. Do t’ia bëj hyzmetin tim dhe e rëndësishm­e është të eci”, theksoi ai. Në fund u ndal edhe tek objektivat. Ai shprehet se një ekip nuk mund të dalë kampion vetëm me një lojtar, por prej një grupi të bashkuar. “Për të dalë kampion nuk mjafton vetëm një futbollist, por duhet i gjithë ekipi. Diçka të tillë e kemi dhe nuk besoj se Abazaj apo kushdo qoftë te Kukësi kontribuon për të arritur objektivin e përbashkët”, përfundon sulmuesi që është në pronësi të gjigantit belg, Anderlehti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania