Panorama Sport (Albania)

Vllaznia me dy mungesa, por Zhunior është gati

- ADMIR URUÇI

Erdenis Gurishta dhe Florind Bardulla humbin Bylisin. I pari është i pezulluar prej kartonëve, ndërkohë i dyti vazhdon të jetë i dëmtuar (ka pësuar tërheqje muskulare, që e ka lënë jashtë edhe në dy përballjet e fundit). E megjithatë, për mesfushën qetësinë e jep Behar Ramadani, që rikthehet këtë javë. Ai do të ketë në krahë Ardit Krymin dhe Hygor Guimaraesh. E megjithatë, lajmi i madh vjen për Silvio Rodrigues Pereira Zhunior. Sulmuesi është gati për javën e 20-të, ndonëse ka vetëm 3 ditë që ka ardhur në Shkodër. Braziliani­t i ka ardhur leja e kalimit nga sllovakët Zlate Moravce, ku u aktivizua për pjesën e parë të sezonit. Ka qenë vetë klubi që e ka njoftuar gjë, duke i shtuar opsionet dhe sikletin për sulmin Mirsad Jonuzit. Nuk përjashtoh­et mundësia që 25-vjeçari të jetë direkt titullar që në Ballsh, derisa të gjithë i presin golat nga ai.

FORMACIONI - Gatishmëri­a e Zhuniorit dhe rikuperimi i Ramadanit i japin luksin e zgjedhjeve stafit teknik. Nga sa është parë edhe gjatë përgatitje­ve për këtë sfidë, tekniku maqedonas mendon që t'i përballojë ballshiotë­t me një skuadër që mbrohet mirë dhe agresive në mesin e fushës. Mësohet se në prapavijë do të jenë tre "musketierë­t": Shehi, Adili e Malota. Në manovrën mbrojtëse pritet që këta të ndihmohen nga krahët prej Gligorovit e Markut. Do të jenë pikërisht këta dy lojtarë, që do të bëjnë "pistonin" nga mbrojtja në mesin e fushës. Krymi e Ramadani do të jenë barriera para mbrojtjes, ndërsa organizmi do t'i besohet Hygorit. Në vijën e parë pritet titullar kapiteni Lika, ndërsa në krah të rij me 99% i sapoardhur­i Zhunior. Por, kjo mund të jetë edhe e vetmja pikëpyetje e formacioni­t, pasi Jonuz beson shumë edhe te loja në rritje e maqedonasi­t Simeon Hristov. Gjithsesi, deri më tani më shumë kredite ka pikërisht "bomberi" brazilian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania