Panorama Sport (Albania)

Veleçiku bëhet “mur”, Egnatia lë dy pikë

-

Nuk ka fitues në “Hasan Zyla” në ndeshjen midis Egnatias dhe Veleçikut, ku është zhvilluar një luftë e fortë sportive. Për shkak të dënimit të fushës (4 javë), Egnatia nuk kishte në krah tifozët e saj dhe ky fakt ndoshta ndikoi. Për rrogozhina­sit ishte barazimi i dytë radhazi me rezultatin 0-0. Edhe mungesat e Voglit, Jaupajt dhe braziliani­t Da Kosta kanë ndikuar në këtë ndeshje. Kanë debutuar me fanellën e Egnatias peqinasit Ramazani dhe Mustafaj. Djemtë e Banos hyjnë në fushë me mendimin për të shlyer gabimin me Dinamon. Të udhëhequr nga kapiteni Dimo, ata kontrolloj­në lojën, por në minutat e para nuk ka ndonjë rast. Ujkaj vendos në provë portierin Hasanbelli me një goditje të fortë, kurse Dimo në krahun tjetër është pranë golit, por Vjerdha nuk lejon prekjen e rrjetës. Veterani fierak bëhet protagonis­t edhe në minutën e 20-të me një goditje afër zonës, sërish reagon Vjerdha. Rrogozhina­sit duken më ndryshe në pjesën e dytë, ku koplikasit mendojnë vetëm për kundërsulm­in me dyshen Ujkaj-Toma. Gjoka tenton të shënojë me një parabël, por topi shkon mbi tra. Veleçiku kundërpërg­jigjet me Smajlin, që e dërgon topin ngjitur me shtyllën. Pas një kombinimi me Dimon, Mustafaj provon me kokë, por e çon topin mbi tra. Peqinasi ka një tjetër rast, megjithatë nuk gjen kuadratin. Edhe Ikonomi i ka të gjitha mundësitë të shënojë, por traversa i mohon golin. Trajneri Bano aktivizon Dukën dhe Metën dhe

loja ka më shumë freski. Miqtë vetëm mbrohen, Mustafaj tenton nga distanca, por jashtë. Në të 87ën tek Egnatia ka pretendime për penallti, por Demiraj vijon lojën pas rrëzimit në zonë të Mustafajt. Rrogozhina­sit kërkojnë patjetër ta fitojnë këtë duel, por as 5 minutat shtesë nuk u vlejnë për golin trepikësh. Veleçiku rrëmben një pikë

me vlera në Rrogozhinë dhe pas ndeshjes, trajneri Besnik Duli tha: “Kishim ardhur të merrnim pikë të plota, pa e nënvlerësu­ar kundërshta­rin. Gjatë pjesës së parë u munduam, por lojtarët tanë neglizhuan. Kjo pikë na vlen për moral. Kemi bërë përforcime jo me shumë zhurmë dhe pres shumë prej tyre. Synimi ynë është mbijetesa”.

 ??  ?? Foto: F. Hazizllari
Foto: F. Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania