Panorama Sport (Albania)

Besa dhe Iliria, 13 qepje për zero gola në Pezë

Kavajasit krijojnë pafund, por nuk arrijnë të finalizojn­ë

- NDESHJA FERIZ FERIZAJ

Besa e blerjeve të mëdha dhe e fillimit të mbarë të vitit me fitoren në Cërrik është ndalur në PezëHelmës nga Iliria. Një kundërshta­r që u ka marrë pikë kavajasve edhe fazën e parë. Kavajasit e menduan ndoshta të lehtë këtë ndeshje dhe në fund nuk mundën të merrnin më shumë se 1 pikë. Iliria kishte marrë masa speciale për të mos humbur dhe ia arriti qëllimit. Besa pati edhe fatin kundër, teksa goditi shtyllën, iu anulua një gol dhe humbi shumë raste për shkak të mendjemadh­ësisë së disa prej lojtarëve të saj. Në minutën e 51-të, braziliani Gonçalves i Besës përplaset kokë më kokë me Gunin e Ilirisë dhe të dy lënë fushën për t’u transportu­ar me autoambula­ncë drejt spitalit. Më pas kthehen të dy në Pezë-Helmës me qepje në kokë.

– Në minutat e para, Iliria ndërmerr dy aksione të rrezikshme me Demirajn dhe pastaj me kapitenin Doçi, por pa rezultat. Më pas Besa vendos ekuilibrin dhe me kalimin e minutave ka epërsi territoria­le.

Megjithatë, aksionet e saj sulmuese nuk finalizohe­n saktë. Onuh nuk tregon asgjë nga potenciali i tij, kurse Çelhaka apo Lamçja, pavarësish­t përpjekjev­e, nuk arrijnë ta çojnë mbrojtjen e kujdesshme të Ilirisë dhe pjesa e parë mbyllet 0-0. Në të dytën, futja në fushë e braziliani­t Gonçalves e ndryshon lojën

e Besës. Që në fillim, pas një aksioni individual nga e majta, driblimet dhe harkimi i tij në qendër të zonës sjellin golin e Çelhakës, por asistenti Llupi sinjalizon për pozicion jashtë loje. Vetëm pas sekonda më pas Gonçalves depërton në qendër të zonës, godet fort dhe topi përplaset në shtyllën pingule e përfundon jashtë. Por braziliani është pa fat, sepse dëmtohet në kokë dhe zëvendësoh­et. Kavajasit shtojnë presionin dhe kanë shumë raste të tjera, që vazhdojnë t’i shpërdoroj­në në mënyrën më naive. Iliria bëhet “gardh” në mbrojtje dhe reziston deri në fund. Miqtë marrin një pikë të çmuar ndaj Besës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania