Panorama Sport (Albania)

Çudia te Kastrioti-Vora, 4 penallti për 10 minuta

- KASTRIOTI: (U aktivizuan: VORA: aktivizuan: GJYQTARË: (U Bujar Balliu

Edhe pse luajti në mesjavë me Tiranën, Kastrioti shfrytëzoi pushimin në kampionat me një miqësore ndaj Vorës. Në ndeshjen e luajtur në Kamzë u bënë protagonis­të arbitrat, teksa kryesori Besmir Lesaj në harkun e 10 minutave akordoi plot 4 penallti, 3 prej tyre për Vorën dhe 1 për Kastriotin. Të gjitha penalltitë u kthyen në gola nga Marku për krutanët dhe

Mziu, Deliallisi dhe Sadiku për

Vorën. Ndeshja pati edhe gola të tjerë dhe u mbyll me rezultatin

3-4. Mehmeti shënoi një eurogol nga rreth 30 metra për Kastriotin, ndërkohë që shënuan edhe

Daci e Lamçe. Vora e nis mirë ndeshjen, duke tentuar kuadratin e Selacit, por pa rrezik. Krutanët reagojnë me Bardhin, por edhe ai nuk shënon. Në të 20ën ka një ndërhyrje të parregullt në dëm të Mziut dhe penallti e kthyer në gol nga vetë lojtari i

Vorës. Çela ka rastin të barazojë, por shtylla i mohon golin.

Në të 24-ën ka penallti për Kastriotin, gjuan saktë Marku dhe 11. Pas 4 minutash, kryesori sinjalizon jep një tjetër penallti për miqtë, që kthehet në gol nga

Deliallisi dhe 1-2. Pas fillimit të lojës dhe humbjes së topit nga Xheka, Vora shkon në zonën e krutanëve dhe ka sërish ndërhyrje të gabuar dhe penallti, e 4-ta për 10 minuta. Ekzekuton Sadiku dhe 13. Në pjesën e dytë rezultati ngushtohet nga Mehmeti në 2-3, më pas Daci barazon 3-3, por në shtesë Lamçe shënon golin e fundit, duke i dhënë fitoren Vorës.

Selaci, Neziri, Çela, Husein, Sefgjini, Rami, Xheka, Mehmeti, Nuriu, Bardhi, Marku.

Puja, Daci, Ndreu, Trajner: R.Ndreu Merkola, Gjonaj, Lamçe, Mashi, Tolia, Delliallis­i, Spahiu, Mziu, Tavani, Xeka, Sadiku.

Enesi, Bakaj, Gjonaj, Punavija, Salliu, Gapi, Fuçia, Keça) Trajner: G.Çani

B.Lesaj, R.Hasani,

Gjinaj).

O.Berberi

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania