Panorama Sport (Albania)

Pogradeci rikthehet i pari, Elbasani dorëzim pa kushte

Jahaj dhe Shyti dy herë i japin 3 pikët ekipit të Abazajt

- ROMEO XINXIFI

Pogradecar­ët rimarrin kryesimin pas fi tores së pastër 3-0 ndaj Elbasanit të vendit të fundit. Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” është luajtur një ndeshje e dominuar nga liqenorët dhe që në minutat e para dukej se goli ishte vetëm çështje kohe. Skuadra e trajnerit Abazaj ka pasur raste, ndërsa miqtë nga Elbasani kanë luajtur të ngjeshur në mbrojtje. Gjatë pjesës së parë nuk kanë bërë asnjë vizitë te porta e Dramollit. Pogradeci vinte me mungesa në këtë ndeshje, por llogaritë ishin bërë vetëm për fitore, sepse ndeshjet e radhës janë me rivalët për Superioren.

NDESHJA - Rastet janë që në fillim për ekipin vendës dhe Topllari, pas një topi të ardhur nga këndi, gjuan fort, por në momentin e fundit një mbrojtës devijon dhe porta mike shpëton. Tri minuta më vonë Osmanllari gjuan me kokë dhe pret me vështirësi portieri Moli. Në minutën e 21-të është Jahaj që gjuan nga jashtë zonës dhe topi kalon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 26-të do të gjuajë përsëri Osmanllari dhe topi

shkon disa cm mbi traversë. Pogradeci fiton një penallti në minutën e 29-të, kur pas një aksioni nga e majta Pere gjuan dhe një nga mbrojtësit elbasanas e prek topin me dorë. Nga pika e bardhë Jahaj gjuan saktë dhe vendësit kalojnë në avantazh. Alillari

do të humbë kontrollin mbi topin në minutën e 33-të, edhe pse është përballë portierit kundërshta­r. I vetmi moment për miqtë në këtë pjesë është ai i Matajt nga një goditje standarde, që pritet me vështirësi nga Dramolli. Pjesa e dytë nis me një rast për Elbasanin, ku

i sapofuturi në lojë, Balla, pas një kalimi të shpejtë nga krahu i djathtë, del përballë Dramollit, por vetëm rrjetë e jashtme. Në minutën e 60-të do të gjuajë Osmanllari dhe grushton Moli. Më pas është radha e Shytit, edhe ai pa rezultat. Në të 58-ën pogradecar­ët

godasin shtyllën me mbrojtësin Pere, i cili gjuan me kokë. Pogradeci shënon më pas dy gola me anë të Shytit, i pari në minutën e 64-t, kur gjatë një goditjeje këndore topi shkon te mesfushori që gjuan saktë. Goli i dytë i Shytit dhe i treti

për Pogradecin vjen në minutën e 75-të, kur pas pasimit të Liçkollari­t, ai shënon shumë afër portës së Molit. Pogradecar­ët e administro­jnë lojën mirë dhe nuk preferojnë të shpenzojnë energji, sepse miqtë elbasanas janë të dorëzuar totalisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania